Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqipëria vaksinon mbi 11 mijë persona në ditën e parë të imunizimit masiv

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, në mbyllje të ditë së parë të vaksinimit masiv, tha se janë kryer 11,487 vaksinime në të gjithë vendin.

“Përgjatë ditës së sotme, jo vetëm që e kemi arritur targetin që kishim vendosur, prej 10 mijë vaksinimesh, por madje e kemi kapërcyer atë. Kemi arritur në 11,487 të vaksinuar përgjatë kësaj dite”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se procesi i vaksinimit do të intensifikohet në të gjithë vendin, për të vaksinuar të gjithë grupet e përcaktuara, sipas planit kombëtar të vaksinimit.

“Ne do të vijojmë përgjatë gjithë kësaj periudhe me intensifikimin e procesit të vaksinimit, duke vijuar vaksinimin e mësuesve, pedagogëve, edukatorëve të kopshteve dhe çerdheve. Gjithashtu do të vijojmë me vaksinimin masiv të grupmoshës +70 vjeç, qoftë në qendra shëndetësore, qoftë në këto pika të vaksinimit të përqendruara”, tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit direkt nga Sheshi Skënderbej, Manastirliu u ka bërë apel të moshuarve që të kontaktojnë me mjekun e familjes.

“Mjeku i familjes do t’ju njoftojë për datën, vendin dhe orën e vaksinimit. Është vetëm mjeku i familjes ai që ka regjistrin elektronik dhe nëpërmjet regjistrin elektronik nxjerr dhe të gjithë listën e personave që i përkasin fashave të përcaktuara, sipas grupmoshës për vaksinim”, apeloi Manastirliu.

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjithë Shqipërinë janë kryer gjithsej rreth 78,000 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe arsimtarët.

Postime të ngjashme

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ informon shqiptarët: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Bekim Laçi

Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit në +50 vjeç

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...