Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëria zgjidhet Zëvendës-Presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Shqipëria zgjidhet zv-presidente për Sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare.
“Është një nder i veçantë të shërbej si Zëvendës-Presidente e këtij sesioni historik”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të OKB-së pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, sesioni i përvitshëm që mbahet në shtator, nuk do të sjellë udhëheqësit nga e gjithë bota, si ka qenë tradita e dekadave të fundit, për shkak të krizës së epidemisë nga koronavirusi.
Ambasadorja Kadare do të jetë një nga zëvendëset e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme që këtë vit është zgjedhur diplomati Volkan Bozkir nga Turqia.
Shqipëria është bërë më aktive në vitet e fundit në OKB dhe ka vendosur kandidaturën e saj për anëtare të Këshillit të Sigurimit në dyvjeçarin e ardhshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...