Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në vitin 1995, Shqipëria nuk mundi të merrte një mandat 2-vjeçar, siç u përpoq kësaj here. Vendi ynë nuk kishte rival në këtë garë, pasi ishte propozimi i vetëm i vendeve të Evropës Lindore.

Për sa i përket përfitimeve, Shqipëria do të ketë një prestigj të jashtëzakonshëm, në tryezën e Këshillit të Sigurisë, ku ulen fuqitë më të mëdha të botës.

Për sa i përket ndikimit që do të ketë për Kosovën kjo ngjarje e rëndësishme, Shqipëria mund të ndihmojë sa herë që asaj do t’i duhet të ngrejë çështje të caktuara në Këshillin e Sigurimit dhe në OKB. Një dritë jeshile për Shqipërinë do të ketë benefite të padiskutueshme edhe për Kosovën, raporton TCh. Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurrentë nga rajonet përkatëse.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione. Mandati i anëtarëve të rinj fillon në 1 janar.

Postime të ngjashme

Rama në France 24: Presim dritën jeshile për negociatat

Lea Muslija

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...