Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shqiprim Arifi: Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET

Kryetari i deritanishëm i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka mbetur në opozitë pas vendimit të asambleistëve, ka thënë se po jep një lajm i hidhur për gjithë cinikët, keqdashësit e vendit tonë, ozurpatoret, linçuesit publik, puthadorët, lajkatarët e servilët të kastave politike.

Ai ka thënë se është në vendin e vet në Presheve se aty do të mbetet.

“Ishin plotë tre vite qeverisje në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, ishte nder i veçantë për mua t`i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës. Shumë punë kemi përfunduar, e shumë punë tjera kemi filluar në të mirën e vendit tonë. Gjithmonë e përherë ndihem krenar për Preshevën. Jam falënderues për ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës që edhe në zgjedhjet e fundit më keni dhënë besimin për të vazhduar punën e filluar, por ja që ky sistem elektoral i pazareve është ashtu siç është, ku udhëheqësinë me Komunën e marrin ata që kanë humbur bindshëm zgjedhjet. Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET”, ka shkruar ai.

Postime të ngjashme

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e radhës

Bekim Laçi

Afro 130 mijë vaksina anti-Covid janë dhënë në Kosovë

Bekim Laçi

Rrënohen dy anekse pa leje afër Gërmisë

Bekim Laçi

Lajçaku për dialogun S’ka arsye për pesimizëm

Bekim Laçi

Protestojnë infermierët të punësuar për nevoja të pandemisë, nuk u vazhdohet kontrata

Bekim Laçi

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...