Agjencia Zhurnal.mk

Shqiptarët dhe kulutura politike në RMV

Vullnet Azemi

Tash me po behen 30 vjet nga pluralizmi politik ne RMV, gjate ksaj periudhe skena politike ne kete shtet ka pesuar osilime te natyres se ndryshme, duke filluar nga pamvarsimi i RMVse nga nje federat qe ishte ne shkatrim e siper si dhe lufta e mbrendshme nga subjektet politike per te fituar besimin e qytetareve per te qeverisur me shtetitin e posaformuar.

Pasi qe i takoj gjenerates qe mund ti mbaj ne mend shume mire gjitha keto zhvillime politike, do te mundohem qe ne pika te shkurta te spjegoj nga perspektiva ime rolin e shqiptareve ne keto procese dhe sa ne shqiptaret kemi perfituar apo jemi emancipuar politikisht ne RMV.

Fillimisht ne vitet e para te 1990 fale disa intelektualeve shqiptare, ne si shqiptar ditem te pozicionoemi ne skenen politike te ketij shteti dhe te faktorizohemi si nje etnitet me rendesi te madhe per zhvillimin e me tutjeshem te politikes gjeo-strategjike po pse jo edhe gjeo-politike, duke i anashkaluar edhe ate kohe tendecat e politikaneve qe ishin pasardhes te partise komuniste, per ti futur shqiptaret ne gracken e “nje shoqeri per te gjithe”, me cka filloi epoka e luftes politike per faktorizimin e shqiptareve dhe rendesia e tyre per te qene pjese e pushtetit ekzekutiv, si dhe njekohesisht lufta perfide e faktoreve politik maqedon per anashkalimin e shqiptareve ne institucionet shtetrore, diskriminimin e tyre ne te njejtat institucione, edhe pse shum pak apo fare te pranishem ne ate periudh, si dhe mosperfilljen e funksionareve shqiptar ne zbatimin e detyrave dhe obligimeve qe njekohesisht ju rrjedhin si funksionar te emruar.

Me kete ne vitin 1995 apo 1996 u paraqit edhe nevoja per daljen ne skene edhe te nje subjekti shqiptar, si subjekt opozitar, sepse kete e dojn zhvillimet demokratike dhe ishte e natyres se nevojshme per paraqitjen e nje subjekti opozitar dhe besoj se ishte me se e dobishme dhe perfituese paraqitja e opozites ne kampusin politik shqiptar duke mos u lejuar
komoditet funsionareve shqiptar ne ekzekutiv. Tentimet politike per te establishuar shqiptaret ne insitucionet shtetrore nga subjektet politike vazhdoi ne menyre permanente, kush me shume e kush ma pak nuk do te nderhy,mirpo faktoret politik maqedon benin obstrukcione te papara per te penguar kete proces, pervec kesaj kishte edhe shume shkelje te te drejtave themelore te njeriut, sjellje te ligjeve qe ishin diskrikinuese per shqiptaret keshtu qe faktori politik shqiptar ishte i kufiziuar per te siguruar mireqenie per qytetaret shqiptar po se kendejmi edhe per qytetaret me perkatesi etnike jo maqedonase, por prap egzistonte nje kulture politike pozit-opozit ne kampusin politik shqiptar e arsyeshme per at kohe sepse mund te themi se ne si shqiptar ende ishim ne fillet e ndertimit te skenes politike shqiptare dhe po krijonim mentalitet te rri politik e ajo ishte mentalitet properendimor dhe DEMOKRATIK, pamvaresisht gjitha zhvillimeve ne teren ne mes aktivisteve prap se prap po them se klika politike ne ate kohe edhe pse me defekte per nje shoqeri demokratike, dinte te kursente disa vlere demokratike, por prap larg kultures demokratike, ofendimet, sharjet, shifjet dhe nxitja urretjes ishte arme e vetme politike e opozites, pa ofruar dicka konkretke dhe pa program te qarte partiako-politik.

Pas konfliktit te 2001 sistemi politik ndrroi ne RMV, tash me po institucionalizoheshin shqiptaret dhe etnitetet tjera jomaqedone, filloi epoke e re politike ne kete shtet, mori fund diskriminimi ne baze etnike, filloi sjellja e ligjeve per mbrojten e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, dhe mori fund sistemi politik i cili favorizonte nje grup etnik dhe diskriminonte grupet tjera etnike, por nuk mori fund lufta perfide e subjektve politike maqedone per obstruksione ndaj ketyre ligjeve dhe nuk ndryshoi mendesia e tyre politike per favorizim te vetem te nje grupi etnik.

Skena politike ne RMV ne kampusin politik shqiptar ndryshoi thelbesisht. si rrjedhoj e UCK-se u paraqit nje subjekt politik i rri konkretisht BDI dhe si kryetar i saj u zgjodh lideri politik i UCK se Ali Ahmeti, i cili konsolidoi subjektin duke instaluar intelektual dhe patriot te njohur te kohes me te cilen tregoi se don te ndyshon mentalitetin politik si dhe te ngrit nivelin e mendesis politike.

Ne zgjedhjet e para pas konfliktit BDI doli fituese dhe si parti opozitare aso kohe mbet PDSH udheheqesia e se ciles njiheshte si ekstreme, arrogante dhe qellim kryesor e kishte arrdhjen ne pushtet po me te njejtin avaz si para konfilktit dhe si e tille vazhdoi betejen politike duke mos tentuar qe te instaloi vlera demokratike per nje opozite, e cila nese ka prioritet interesin e qytetareve, mund te jete me se e dobishme.

Pas atyre zgjedhjeve BDI dhe lideri i saj fitonte zgjedhjet nje pas nje perfshire ketu edhe zgjedhjet e fundit parlamentare 2020, me nje retorik te mirefillte politike, me programe politike, pa ofendime dhe sharje ndaj oponenteve, pa shpifje, pa etiketime, pa goditje te ulta ndaj oponenteve por duke ofruar vizion politik duke ndertuar gjenerata te reja te politikaneve me vlera properendimore dhe demokratike, mirpo opozita shqiptare mbeti pa u emncipuar politikisht e kam fjalen per PDSH-ne, nderkohe BDI dhe Ali Ahmeti vazhdonte luften politike per avansimin e ceshtjes shqiptare dhe bartjen e proceseve properendimore qe sipas meje e kishte prioritet kryesor dhe te qellushme.

Pas ardhjes ne skene te subjektve te reja te cilat ne udheheqesin e tyre kishte fytyra te reja si per nga mosha po edhe pa pervoje politike te cilat sfidonin BDI ne, ata arriten vetem te zene vendin e PDSH se, ashtu qe u bene subjekte me te medha opozitare ne kampusin politik shqiptar. Me ardhjen e ketyre subjekteve me fytyra te reja, me perjashtim, disa fytyra te paraqitura si reformista nga PDSH, mendova dhe besova se kultura politike ne
kampusin politik shqiptar u emnacipua, do te ngriten vlerat demokratike dhe do te kemi nje opozite, e cila prioritet e ka interesin e qytetareve si dhe do te jete therr ne sy e funksionareve ne ekzekutiv dhe keshtu do te jete korrektor i gabimeve te udheheqesve ne ekzekutiv, sepse lufta perfide e subjektve maqedone per tu bere obstrukcion funksionareve shqiptar vazhdon sot e ate dite dhe keshtu behen pengese kryesore per avansimin e ceshtjes
shqiptare ne RMV.

Por ja qe nuk ndodhi, fatekeqsisht… Pas zgjedhjeve te fundit parlamentare te 15 korrikut 2020, fituese ne kampusin politik shqiptar prap doli BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti. Gjate
fushates sipas gjitha anketave, BDI oponent kryesor e kishte kualicionin Alenca per shqiptaret dhe Alternative, njerez te rri ne politik, po i quaj ashtu edhe pse vec me e kishin kaluar dy cikle zgjedhore nje ne zgjedhje lokale dhe nje ne zgjedhje parlamentare, por po i quaj te rri sepse nuk ishin me PDSH, paraqiten si gjenerat e re politikanesh prej te cileve pritja nje mendesi me te avansuar demokratike, politikisht te emancipuar, do te
ofrojne programe konkrete politike dhe se e kane kuptuar se pa qendrim te qarte politik dhe se pa e njohur mire problemin e qytetareve dhe per te njejtat probleme pa pasur zgjidhje nuk mund ti fitosh zgjedhjet, por ja qe su be, fushata e tyre ishte kryekeput ofenduese, me etiketime te llojit te ulet per oponentet, pa vizion te qarte per zgjidhjen e problemeve te
shqiptareve dhe pa vizion te qarte kombetar, edhe pse synonin votat e shqiptareve.Deshperuese, opozita e ben fushaten duke e goditur figuren e Ali Ahmetit, me etiketime te llojllojshme, gje qe me beri te krijoj bindje se nuk jemi emancipuar sa duhet politikisht dhe nuk i kemi mesuar vlerat demokratike, e nga ana tjeter kemi BDI dhe Ali Ahmetin te cilet ofruan program politik dhe nje synim te madh kombetar-Kryeministrin shqiptar.

Dhe ishte me se e qarte se opozita(kualicioni AA-AAA) do ti humb zgjedhjet. Fitues do te jete prap BDI, sepse qytetaret shqiptar vec me jane emancipuar politikisht, dijne te mendojne per politikat e dobishme dhe ashtu ndodhi.

Deshperim, kultura politike e shqiptareve (politikaneve opozitar) nuk eshte ne nivelin e duhur, prap avazi i vjeter ne fushat.

Por cfare eshte me deshperuese sjellja e te njejteve pas publikimit te rezultateve e sidomos pas shtrydhjes se gjithe mjeteve jurudike per te kontestuar rezultatin-DESHPERIMI vazhdon. Tendenca e tyre per te kontestuar rezultatin dhe njekohesisht dhe disfaten, i dergoi deri ne ate mase sa qe filluan edhe ti ofendojne shqiptaret, qytetaret per te cilet ata brengosen shume, filluan ti etiketojne si hajna(vjedhsa) pa asnje deshmi, vagabonde, kriminel,e cka eshte me tragjikja e treguan vehten se nuk i takojne gjenerates se re te politikaneve te cilet posedojne kulture dhe nje bon-ton politik e se kendejmi treguan se nuk dijne asgje nga politika dhe se nuk e kane prioritet problemet e qytetareve ne asnje menyre por krijova bindje se keta jane te kenaqur me ate se per vete jane zgjedh deputet mirpo qe ti mbajm votuesit, do ti genjejm se ne kemi fituar por ja qe na kane vjedhur votat duke mos i pas parasysh pasojat qe ja sjellin qytetareve shqiptar ne RMV e njekohesosht mbjelljen e urrejtjes ndermjet tyre.

P.S.
Protestat jane e drejte legjitime dhe vlere demokratike per nje shoqeri por per ceshtje te caktuar te nderuar e jo protest pse i ke humbur zgjedhjet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!