Shqiptarët e Kosovës nisin pushimet, 17,000 hynë nga Morini në 12 orët e fundit

nga D V

E premtja ka shënuar ditën me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Morinit për këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 17132 shtetas me afro 5192 automjete.

Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po shkojnë në bregdet për të kaluar pushimet.

Edhe numri i autobusëve është i lartë këtë fundjavë. 82 të tillë, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejt pikave turistike të vendit tonë kanë hyrë në 12 orët e fundit.

Me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur plotësisht radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More