Shqiptarët e lagjes Butel 1 përkrahin Kostovskin: “Nuk na ndau kurrë sipas përkatësisë etnike!”

nga Xh M

Shkup, 17 prill – Pas dekadash premtimesh të pambajtura, sot më në fund është përfunduar asfaltimi i rrugës “Betovenova” në lagjen Butel 1 – një zonë e banuar kryesisht nga shqiptarët.

Ky projekt i shumëpritur u realizua nga Komuna e Butelit nën udhëheqjen e kryetarit Darko Kostovski, i cili u vlerësua nga banorët shqiptarë për qasjen e tij gjithëpërfshirëse dhe pa dallime etnike apo politike.

Shqiptarë me ndikim nga kjo lagje kanë shpërndarë publikisht përkrahjen për Kostovskin në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një kryetar që mban fjalën dhe i shërben të gjithëve njësoj.

Sipas Kostovskit, rruga “Betovenova” është asfaltuar në një sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë dhe gjatësi prej 400 metrash, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe jetën e përditshme të banorëve.

“Kjo është një dëshmi konkrete e përkushtimit tonë për të modernizuar infrastrukturën dhe për të mbajtur çdo premtim të dhënë,” theksoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More