Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shqiptarët e Luginës duan përfshirje në dialog, kërkojnë të drejta të barabarta me serbët në Kosovë

Zhurnal Ads

Me 227 vota për dhe 5 kundër, Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re të kryeministres Ana Brnabiç.

Gjatë prezantimit të objektivave të qeverisë së re, Brnabiç nuk ka lënë pa përmendur dhe Kosovën, duke deklaruar se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Brnabiç është në krye të qeverisë serbe që prej qershorit të vitit 2017, ndërsa më herët ajo ka mbajtur postin e ministres së Administratës dhe ministre e Financave.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kërkojnë të jene pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, siç janë te angazhuar serbët në Kosovë.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës tha për Euronews Albania se edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të bëhen pjesë e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe shqiptarëve t’u jepen të njëjtat të drejta që kërkojnë serbët në Kosovë.

Mustafa u shpreh se përmes pasivizimit te adresave Beogradi po mundohet në mënyre artificiale të ndryshojë strukturat etnike të vendbanimeve në Medvegje, Preshevë dhe Bujanovc.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kuvendi nuk miraton rezolutën për të pagjeturit

B M

Kosovë: Zjarr në Agjencinë e Regjistrimit Civil

B M

Në Spitalin e Pejës 16 pacientë me COVID-19, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

admin

Hoti dhe ministri grek flasin për ndihmën e Greqisë në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

admin

Policia ia kthen vajzën 3-vjeçare nënës nga Obiliqi, pasi dy persona tentuan ta nxirrnin jashtë shtetit pa lejen e saj

S.B.

Acari siberik përfshinë Kosovën këtë fundjavë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...