Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shqiptarët e Luginës i kërkojnë Kurtit t’i bëj pjesë të dialogut me Serbinë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ka komentuar takimin mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Njëra ndër propozimet që Kurti ia bëri në takim me Vuçiqit është që pas njohjes së ndërsjellët serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi, njofton Klankosova.tv.

Mustafi në Info Magazine deklaroi se forca e Këshillit Kombëtar Shqiptar është shumë e dobët dhe vazhdimisht janë të diskriminuar.

“Në Serbi janë 24 këshille kombëtare të pakicave si pjesë e konventës për të drejtat e pakicave në kuadër të kornizës ligjore është siguruar që kenë fuqi në fushat si arsim, kultura, informimi dhe përdorimin e gjuhës dhe shkrimit të pakicave dhe simboleve kombëtare”.

“Me kalimin e kohës dhe ndryshimet që ka bërë Gjykata Kushtetuese dhe më pas me aprovimin në vitin 2018 fuqitë ekzekutive të Këshillit janë ulur”, thotë Mustafi.

Mustafi mes tjerash thotë se serbët në Kosovë kanë të drejta mbi çdo standard dhe e njëjta nuk ndodh me shqiptarët në Serbi që vazhdimisht janë diskriminuar.

“Çështja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë është një shpërfaqje jo asimetrike. Megjithatë, dua të besoj që kryeministrin në takim ka bërë elaborimin e tij. Por, sot niveli i të drejtave që kanë serbët në kuadër të Republikës së Kosovës – të drejtat e garantuara kushtetuese janë mbi ato standardet e të drejtave të pakicave dhe posaçërisht janë pothuajse edhe mbi ato evropiane”.

“Nuk kanë të krahasuar mundësitë dhe hapësira për më shumë drejtësi e barazi që iu lejohet serbëve në Kosovë në raport me shqiptarët në Serbi”.

“Ne sot e kësaj dite e kemi të ndaluar me ligj përdorimin e flamurit dhe në shkolla të mesme nuk kemi asnjë libër në gjuhë shqipe dhe kemi mungesë financime në televizioneve shqiptare – vazhdimisht jemi diskriminuar”, tha Mustafi.

Mes tjerash Mustafi theksoi se pa përfshirjen e Luginës së Preshevës nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Do të shohim si do të ec dialogu dhe ne gjithmonë kemi kërkuar që të jemi pjesë e dialogut pasi në vazhdimësi kemi kërkuar që të avancohet vendi i shqiptarëve në Serbi. E konsiderojmë që kjo është mundësia e fundit për rregullimin e statusit të shqiptarëve të Luginës së Kosovës”.

“Kurti pati takimin e parë me Vuçic dhe i kërkoi gjërat e veta dhe mendojmë se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa përfshirjen e Luginës së Preshevës dhe e vlerësojmë që kjo është përmendur në takim pasi ne gjithmonë jemi diskriminuar”.

Postime të ngjashme

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

D V

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

D V

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

D V

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...