Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqiptarët myslimanë që restauruan kishën italiane

Bëhet fjalë për Luan Hallullin dhe Arben Mukën, të cilët janë të angazhuar në fushën e ndërtimit. Interesant është fakti që të dy ata janë të besimit islam dhe kanë kontribuar për një objekt të fesë së krishterë, që ishte kthyer në rrënojë

Luan Hallulli dhe Arben Muka, të cilët jetojnë në Itali, në një intervistë për emisionin “Wake up” tregojnë historinë e tyre dhe si e ndërmorën nismën për restaurimin e kishës së San Roccos në Popoli, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave italiane.

Luani ka emigruar nga Vlora që në moshën 14-vjeçare. Ai është kryetar i një shoqate italo-shqiptare në Abruzzo. Drejton një kompani ndërtimi dhe ka rreth 20 vjet i angazhuar në këtë fushë. Në vitin 2009 ai ka krijuar edhe dy shkolla shqipe me nga 20 nxënës.

Të dy shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Itali, në komunën e Pratola Peligna, në Aquila, janë bërë të njohur për faktin se kanë restauruar falas kishën e San Roccos në Popoli.

Bëhet fjalë për Luan Hallullin dhe Arben Mukën, të cilët janë të angazhuar në fushën e ndërtimit. Më interesant është fakti që të dy ata janë të besimit islam dhe kanë kontribuar për një objekt të fesë së krishterë, që ishte kthyer në rrënojë. Kjo kishë rrezikonte të shembej në pjesë të caktuara të saj, duke rrezikuar edhe besimtarët.

Luan Hallulli dhe Arben Muka na treguan historinë e tyre, se si nisma e tyre u përkrah dhe u bë lajm i parë në mediat italiane.

Postime të ngjashme

Irani sulmon Shqipërinë: Ju nuk flisni dot për të drejtat e njeriut, keni mbushur vendin me vrasës dhe terroristë

T E

Nëna braktis vajzën mes Turqisë, gjyshja detyrohet të kthehet në Shqipëri për ta shkolluar…

T E

Fotografia e rrallë nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

T E

Transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë

T E

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...