Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Shqiptarët po e ndiejnë ndryshimin që po vjen”, Koduzi për programin për shëndetësinë: 950 euro ne muaj për specializantët, zerojmë kuotën e studimit

Eksperti i Shëndetësisë pranë PD, Gazmend Koduzi tha sot gjatë prezantimit të programit për shëndetësinë për herë të parë, prej shumë kohësh, shqiptarët po e ndjejnë ndryshimin që po vjen.

“Kushdo që e dëgjoi Lulzim Bashën tani, e kupton plotësisht se Shqipëria ka më në fund një plan. Javën e kaluar ne pamë që Shqipëria ka një plan ekonomik dhe sot Basha zbuloi se Shqipëria ka një plan për shëndetësinë. Jo një plan dosido, por një plan të vërtetë, të menduar mirë, me angazhime specifike që ndryshe nga Rama, ne do t’i përmbushim”, deklaroi Koduzi duke shtuar se është një plan që do të ofrohet dhe ekzekutohet nga Basha dhe qeveria e tij menjëherë pas zgjedhjeve.

“Dua të ndalem me ju në disa nga pikat kryesore në këtë plan:
1- Ne do t’i kthejmë dinjitetin qytetarëve: çdo qytetar do të ketë kartën e tij të sigurimeve shëndetësore dhe me të në dorë do të vizitohet tek mjekut që ai dëshiron, ndërsa fatura do të paguhet nga sigurimet shëndetësore. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të paguajë nga xhepi për analizat, diagnostikimin dhe mjekimin e tij. Ne do të ndjekim parimin: pacienti zgjedh ofruesin, paraja ndjek pacientin.
2- Nuk do të ketë më blerje të barnave nga xhepi sepse bari nuk është në listën e rimbursimit apo nuk mund t’i blejnë për shkak të pamundësisë financiare. Çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit.
Ne do të reformojmë sektorin farmaceutik me qëllim që çdo shqiptar të marrë barna të cilësisë së njëjtë me një qytetar të Bashkimit Europian apo të vendeve të zhvilluara ekonomike.

3- Ne do t’i kthejmë dinjitetin personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë. Ne do të rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro dhe infermierëve në 700 Euro”, deklaroi Koduzi.

Ai theksoi më tej se PD do të frenojmë largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria, për arsye ekonomike apo për karrierë profesionale.
“Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, apo hapjes së një fakulteti të ri publik.
Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke i paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 Lek te re janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurrimin e lirë pranë çdo spitali.
4- Ne do të investojmë në shëndetin publik, me fokus përmirësimin e shëndetit të popullatës, kapjen në kohë të sëmundjeve onkologjike, si dhe përballimin e epidemive të ndryshme, duke reformuar Institutin e Shëndetit Publik dhe investuar në kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturë.
Pas 8 vitesh dështime të Ramës, pas 8 vitesh që Rama e ka lënë pas dore sistemin tonë shëndetësor. Pas 8 vitesh që Rama ju ka lënë pas dore juve, është koha t’i themi Ramës lamtumirë! Ne do ta sjellim ndryshimin që është kaq i domosdoshëm në Shqipëri. Basha do ta sjellë këtë ndryshim. Vetëm me Bashën, Shqipëria fiton!”, deklaroi Koduzi.

Postime të ngjashme

Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

D V

Normalizohet situata në Gjrokastër, Peleshi: Të gjithë vatrat e zjarrit janë eliminuar

D V

Universiteti i Tiranës apel studentëve për vaksinim: Të garantojmë vit akademik normal

D V

Zjarret në vend, Basha nxjerr fotot: Punonjësit e emergjencave dhe ushtria me mjete rrethanore, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

D V

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...