Shkup, 25 prill – Dita e parë pas publikimit të rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, shumë qytetarë në gjumë pas festes së madhe që kanë pasur mbrëmë. Atmosferë festive është vërejtur në kampin shqiptarë tek Fronti Evropian dhe në kampin maqedonas te LSDM. Humbës të zgjedhjeve në raundin e parë ishin koalicioni opozitarë shqiptarë VLEN dhe humbës tragjik ishin LSDM. Mirëpo, çudia e këtyre zgjedhjeve ishte diferenca mes dy kandidatëve maqedonas Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska me një diferencë prej 180 mijë votash. Por, rrethi i dytë është vendimtarë e për këtë faktor kryesor janë shqiptarët se cilin kandidat do të përkrahin. Fitorja e kandidatit maqedonas varet se nga do të pozicionohen dy blloqet shqiptare, shkruan Zhurnal.
Rezultatet e fundit të zgjedhjeve presidenciale nga raundi i parë –
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga numri i votave të rrethit të parë të votimeve për president të Maqedonisë së Veriut këto janë rezultatet: Gordana Siljanovska 362.682, Stevo Pendarovski 180.306, Bujar Osmani 120.903, Arben Taravari 83.356, Maksim Dimitrievski 83.787. Biljana Vankovska 41.172, Stevçe Jakimovski 8.103.
Nga këto rezultatet kuptohet qartazi që votuesi dinë të befasojë, mundet të ndëshkojë dhe ngjashëm të shpërblejë. Bie fjala për kandidatin Jakimovski janë mbledhur 10 mijë nënshkrime për ta paraqit kandidaturën e tij por janë grumbulluar vetëm 8 mijë vota që i bie 2 mijë prej atyre që ia dhënë mundësinë për të qenë kandidat nuk ia dhënë votën ditën e zgjedhjeve.
Por, befasia më e madhe ishte diferenca shtypëse dyfish më e lartë e Siljanovskës ndaj Pendarovskit. Në fakt, është pritur një rezultat fitues e bindës por jo i këtyre përmasave. Shtrirja e VMRO në shumicën e komunave në Maqedoninë e Veriut ia mundësoi këtë fitore bindëse kandidates Siljanovska në rrethin e parë.
Shqiptarët vendimtarë të fitores në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale –
Pavarësisht përkufizimeve të ndryshme për politikën pas zgjedhjeve sërish vijmë në definicionin që politika është numër. Në fakt, numrat janë ato që ta mundësojnë bërjen e politikës.
Nga këto numra që kanë dalë nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është shumë lehtë e detektueshme që përcaktues dhe vendimtar të fitores së në raundin e dytë mes dy kandidatëve maqedonas janë shqiptarët. Bujar Osmani së bashku me Arben Taravarin kanë arritur të sigurojnë 204.259 vota, numër i konsiderueshëm që e bënë dallimin dhe siguron fitoren e njërit prej dy kandidatëve që kanë shkuar në rrethin e dytë.
Prandaj, është shumë i rëndësishëm pozicionimi i votuesit shqiptarë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, edhe pse gara sërish do të jetë tejmase e vështirë.
Befasia e këtyre zgjedhjeve ishte kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke u pozicionuar si opsion i tretë në kampin maqedonas –
Lideri i Lëvizjes ZNAM dhe kandidati për president të Maqedonisë, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale deklaroi.
“Sot ZNAM së bashku me të gjithë përkrahësit e saj po shkruan një histori të re në skenën politike maqedonase. Mund të konfirmoj se në bllokun politik maqedonas lindi forca e tretë politike në vend, të cilën synojmë ta konfirmojmë dhe ta përmirësojmë edhe më tej në periudhën e ardhshme, në mënyrë që një ditë qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin diçka të re, tha Maksim Dimitrievski”.
Nga një politikanë i përjashtuar nga partia, fitues në Kumanovë për dy mandate, tani me partinë e tij të sapo formuar arriti të depërtojë në skenën politike qendrore. Nga një kryetar komune e politikan lokal në një politikan që me shpejtësi të jashtëzakonshme arrin të inkuadrohet në skenën politike si forca e tretë politike në kampin maqedonas.
Zgjedhjet e 8 majit vendimtare për qeverinë e ardhshme –
Se ka vullnet qytetarë që me vendin të udhëheq VMRO-DPMNE u dëshmua nga rezultatet e mbrëmshme që numër masiv i qytetarëve maqedonas kanë mbështetur këtë parti. Ajo që duhet të bëjnë nga kjo parti është zubutja e diskursit ndaj shqiptarëve në të kundërtën vështirë të bëhet qeveri nga këto zgjedhje.
Viti 2024 do të jetë vit i zgjedhjeve ku përveç zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen nesër, më 8 maj do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Garë interesante, në kampin politik shqiptarë janë formuar edhe shumë subjekte të reja nga ato që ishin në zgjedhjet e fundit. Nuk qëndron gjendja më mirë as në kampin politik maqedonas, pakënaqësi të shumta në LSDM dhe VMRO kanë ndikuar në krijimin e partive të reja. Partitë politike shqiptare kanë vepruar me mençuri duke u etabluar në dy blloqe pozitë dhe opozitë, dhe kjo ndihmon faktorizimin e shqiptarëve pasi nuk lejon shpërndarjen e votës shqiptare.
Kujtojmë që, vazhdojnë të mbesin sfidë e këtij viti ndryshimet kushtetuese, pa të cilat ndërpritet rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Për të cilat ndryshime duhen numrat në Kuvend, që shumica aktuale deri në këto momente nuk ka arritur t’i sigurojë. Prandaj, skena politike sa shkon e bëhet më komplekse dhe interesante. /Zhurnal.mk