Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

“Shqiptari duke tymosur” pritet të shitet mbi dy milionë euro

Sytë e kaltër e depërtues, fytyra e ashpër dhe e përskuqur dhe mustaqet e tij e përkapin edhe sot vëmendjen e secilit. Me fustanellën palë-palë, ai qëndron, pak si nopran, i ulur në minderin me zbukurime gati filigranike, e në të majtë ka nargjilenë të cilën duket sapo e ka tymosur.

E bërë nga duart e piktorit emërmadh francez Jean-Léon Gérôme, piktura “An Arnaut Smoking” (Shqiptari duke tymosur) është vënë në shitje nga më e njohura shtëpi e ankandeve në Britaninë e Madhe, “Christie’s”.

Dita e mërkurë është afati i fundit kur ai që bën ofertën më të majme do ta bëjë të veten pikturën vaj në pëlhurë në përmasa 60 me 73.3 centimetra.

Sipas vlerësimit preliminar të dhënë në faqen e shtëpisë së njohur, vlera e saj fillestare është 1.2 milion funte, ndërkohë që pritjet janë të arrijë vlerën e 1.8 milionë funteve (2.1 milionë euro sipas vlerës aktuale të shkëmbimit).

Ndërsa ka sjellë i pari në vëmendje ofertën e “Christie’s”, historiani dhe publicisti shqiptar që jeton në Londër, Daut Dauti, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, u ka bërë thirrje të interesuarve që të “nguten” në rast se duan ta blejnë pikurën e njohur.

“Nuk janë shumë para 2.1 milionë euro. Janë aq sa i vodhi Qeveria dhe të cilat si duket janë avulluar. E tash mendoni ju vetë, se a është më e mirë me vjedh a me ble piktura që sjellin fitime nga vizitorët”, ka shkruar Dauti. /Njeshi/

Postime të ngjashme

Në Tetovë u mbajt edicioni VIII i manifestimit kulturor “LIDHJA NA BASHKON”

R Zh

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, çelet sezoni artistik teatror në Teatrin Metropol

Lea Muslija

“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez

Lea Muslija

Geer me mesazh për mbrojtje të pasurisë natyrore dhe kulturore në Ohër

Zekirija Haxhiu

Romani i cili ndryshoi mënyrën se si ne e perceptojmë kohën

Lea Muslija

“Siddhartha” në ujërat e filozofisë hinduiste

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...