Shqiptari Gino Mulliqi zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së

nga Xh M
Getting your Trinity Audio player ready...

Politikani shqiptar, Gino Mulliqi është zgjedhur nga anëtarët e këshillit për të shërbyer si zëvendëskryetar komune në qytetin e Wyliet në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mulliqi, falënderoi kolegët e tij për besimin dhe mundësinë e dhënë për ta marrë përsipër rolin e nënkryetarit të komunës e cila ka rreth 60 mijë banorë.

“Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për ish-nënkryetarin e komunës, Tem Jeff Forrester, për shërbimin e tij dhe udhëheqjen e qëndrueshme. Jeff ka dhënë një shembull të fortë dhe jam mirënjohës për themelet që ka hedhur”, shkroi Mulliqi.

Më tej, ai shkroi se është privilegj që t’i shërbejë komunitetit të qytetit të Wylie, teksa shtoi se është i përkushtuar që detyrën ta kryej me integritet, transparencë dhe bashkëpunim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More