Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shqiptari i Malit të Zi merr Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Sekret, zmbrapsen serbët

Pas presionit të komunitetit ndërkombëtar, Qeveria e re e Malit të Zi, e cila konfigurohet zyrtarisht ditën e diel, ka marrë formën e saj dhe siç bëjnë të ditur mediat e vendit fqinj.

Dritan Abazoviç, shqiptari që drejton partinë URA dhe ka 4 deputetë vitalë për mazhorancën e re, do të mbajë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Këtë opsion e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë proserbe, por në fund ka qenë presioni i madh ndërkombëtar që ka ndikuar për t’u tërhequr.

Ende nuk dihet nëse në krye të këtyre dikastereve do të ketë ndonjë shqiptar etnik, deri tani Dritan Abazoviç ka bërë të ditur se do të delegojë ekspertë dhe jo politikanë në postet e reja ministrore.

NATO dhe vendet e Perëndimit kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë.

Marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe vendimet e personelit është planifikuar për 30 Tetor.

Krerët e “Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Socialiste të Popullit mund të jenë zëvendëskryeministra.

Kurse radikalët e Frontit Demokratik pritet të marrin nënkryetarin e Kuvendit. Megjithatë partia radikale në koalicionin që drejton kryeministri i ri, Lëvizja për Ndryshime bëri të ditur se udhëheqësi i tyre Nebojsha Medojeviç duhet të emërohet për një pozicion në sektorin e sigurisë.

Fronti Demokratik do të derjtojë ministrinë e Arsimit, ku do të emërohet serbja Branka Boshnjak, kurse Branko Raduloviç do të emërohet ministër i Zhvillimit. 

Postime të ngjashme

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

Presidenti sirian dhe gruaja e tij infektohen me koronavirus

T E

Rregullatori financiar i BE-së goditet nga sulmi kibernetik

T E

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali kalon 100.000

T E

Nis shitja e testeve të shpejta COVID-19 në supermarketet gjermane

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...