Shqiptohen 205 gjoba për drejtim të shpejtë të automjetit

Shkup, 1 tetor – Pas zbatimit të kontrollit gjatë ditës së djeshme në territorin e shtetit janë gjobitur 205 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtës më të madhe nga e lejuara, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Siç theksojnë nga MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më tepër se e lejuara, ndërsa dy automjete madje mbi 70 kilometra në orë më tepër se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, 97 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 108 jashtë vendbanimi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditën në vijim dhe u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik.

Related posts

MPB: 161 kundërvajtje rrugore në SHBA, 35 për vozitje të shpejtë, 16 pa patentë shoferi

D V

Policia me aksion ndaj shitësve të drogës në Prizren, arrestohen tre persona

D V

Arrestohet juristi që plagosi Edison Begajn në Vlorë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More