Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Shqiptohen dënime për burrë e grua, shtetas të Gjermanisë – falsifikuan PCR-testet

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ngriti Aktakuzë kundër burrë e grua, shtetas të Republikës së Gjermanisë me prejardhje nga Kosova, të cilët ngarkohen për veprën penale – Falsifikim dokumenti sipas n.378, p.1 nga Kodi Penal.

Në datën 22 shkurt, në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, në kalimin kufitar gjatë daljes nga shteti, para personave zyrtarë të autorizuar për kontrollimin e pasaportave, të dy bashkëshortët kanë shfrytëzuar vërtetime të rrejshme për PCR-teste negative për virusin SRS-CoV-2. Edhe pse e dinin se vërtetimet ku shkruante se janë të lëshuara nga një laboratori në Shkup janë të rrejshme, ata i kanë treguar si të vërteta.

Pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore Penale Shkup solli aktgjykim për të dy të akuzuarit, duke i shpallur të fajshëm dhe u shqiptoi gjykim me kusht – dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh, e cila nuk do të kryhet nëse të akuzuarit gjatë pesë viteve të ardhshme nuk do të kryejnë vepër të re penale. Në të njejtën kohë, të akuzuarve iu është shqiptuar edhe dënimi  – dëbim nga territori i Republikës së Maqedonisë në kohëzgjatje prej pesë viteve.

Postime të ngjashme

Zbulohen pesë shtetas shqiptarë duke punuar ilegalisht

S.B.

Ministria e Brendshme u deklarua për rastin e të miturës së sulmuar në Veles

S.B.

Aksidentohet një veturë në Kumanovë, humb jetën një person

S.B.

Në Shkup 153 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, 61 për tejkalim të shpejtësisë

S.B.

Rritet numri i rasteve me para të falsikuara

S.B.

‘Dhunonte nënën’, Konflikt brenda familjes, pas sherrit vëllai plagos me thikë vëllain

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...