ShSKUK reagon në lidhje me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga Covid-19

Në lidhje me deklaratën e Xhafer Tahirit në “Debat Plus” se “po fshehen vdekjet në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, thotë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK ( QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.

 

“Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë ( në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen”.

“Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

ShSKUK  thotë se këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, ku raporti përfshinë të dhënat për grupmoshat dhe qytetet.

“ShSKUK fton të gjithë zyrtarët  publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm  se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë”, thuhet në reagimin e Lëshuar nga ShSKUK.

Related posts

Mbi 70 raste të reja me koronavirus në Kosovë

D V

Kosova as këtë vit nuk aplikon për anëtarësim në INTERPOL

D V

MPB: Nga sot qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com