Agjencia Zhurnal.mk

Shtabi i krizës Tetovë njofton për gjendjen aktuale me Covid 19

Tetovë, 5 gusht – Zhurnal.mk – Deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 1063. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 769 persona kurse 80 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 214.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostiguarve me covid19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:

-Komuna e Tetovës 667
-Komuna e Bogovinës 98
-Komuna e Tearcës 101
-Komuna e Bërvenicës 63
-Komuna e Jegunovcës 60
-dhe Komuna е Zhelinës 73

Për fat të mirë në Tetovë dhe rajon vazhdon trendi i zvogëlimit të rasteve të reja në covid19, kurse rritet numri i personave të shëruar me çka nga java e kaluar numri i rasteve aktive ka pësuar rënie të dukshme nga 276 në 214 për 7 ditë.

Nga SPB Tetovë informuan se në Tetovë dhe komunat përreth numri i përgjithshëm personave që janë në izolim me vendim dhe vetizolim është 378.

Bëjmë apel me theks të veçantë tek të rinjtë që të mos grumbullohen në grupe më të mëdha dhe të respektojnë masat e distancimit fizik, mbajtjes së maskave mbrojtjes dhe higjienës së duarve.

Gjthashtu edhe bizneset dhe afaristët duhet që në përpikshmëri t’i respektojnë protokolet dhe masat mbrojtëse, sepse për ta luftuar këtë pandemi duhet patjetër të dëshmojmë vendosshmëri dhe përgjegjësi të lartë qytetare.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...