Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shtabi i Përgjithshëm për menaxhim me kriza e mbajti seancën e tij të katërt

Zhurnal Ads

Shkup, 27 nëntor – Në seancën e katërt video-konferenciale të Shtabit për menaxhimin me krizave pranë QMK-së, e cila u zhvillua këtë pasdite, institucionet në Sistemin për menaxhim me kriza (SMK) janë të obliguara të paraqesin të dhëna ditore sipas aftësive të komunikimit operacional për angazhimin e tyre për zbatimin e Planit të veprimit dhe çdo të premte të paraqesin njoftim të sublimuar javor me shkrim.

“Në kontekstin e veprimit në terren, u koordinua nevoja e justifikuar për pajisje mbrojtëse personale, dezinfektues dhe çështje tjera që lidhen me funksionimin në terren të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës, të cilët jashtë i sigurojnë institucionet spitalore, ku trajtohen pacientët me Kovid-19”, kumtoi Shtabi – trupi ekspert i operacioneve që menaxhon aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës.

Në seancën e Shtabit të përgjithshëm, e kryesuar nga u.d drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, të emëruar në përputhje me Ligjin për menaxhimin e krizave.

Në seancat e Shtabit të Përgjithshëm, është përcaktuar konkretisht lloji dhe numri i forcave dhe kapaciteteve të njësive ushtarake, qëllimi dhe detyrat që kërkohen nga ata, si dhe kohëzgjatja e veprimtarive konkrete dhe angazhimeve të njësisë ushtarake.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Jankullovska: Në parti nuk është biseduar asgjë ditën kur ndodhi dhuna në Kuvend

Z H

Ligji për parandalim dhe mbrojtje të diskriminimit hyri në procedurë parlamentare

T E

Nikollovski dorëzon kërkesën për shkarkim të Dimovës: Vendimi në dorë të Zaevit

T E

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, sanksionohen 226 vozitës në Komunën Qendër

E.E.

Angelov: Mbaroi koha kur thyeja tjegulla me kokë, tani udhëheq me Shtabin Kryesor për Menaxhim me Kriza

T E

NATO përdorë dhe zhvillon teknologjinë e fundit për të siguruar paqen në botë

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...