Shtajnaker: Bullgaria nuk duhet të pengojë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Sofje, 9 tetor – Gudrun Shtajnaker, ish ambasadore gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi dhe ish ambasadore në Bullgari, thotë se Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veirut së pari duhet të kuptojnë se nuk po kuptohen.

Shtajnkaer, në intervistë për BNR, thotë se shkëlqyeshëm i di argumentet e të dy vendeve, por nuk dëshiron të vlerësojë  se kush ka të drejtë, ndërsa kush jo. Megjithatë, sipas mendimit të saj, ky problem me siguri  nuk do të zgjidhet në kohën më të shkurtër.

Pozitat e Shkupit dhe Sofjes janë shumë të ndryshme dhe citon se negociatat me siguri duhet të udhëhiqen me ndërmjetësim të vendit të tretë.

Sipas diplomates gjermane, për Bullgarinë e rëndësishme është të luftojë me veten dhe të pranojë se ekzistojnë dallime me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se këto dallime  nuk do të tejkalohen në kohën më të shkurtër.

Të dy palët, në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, duhet të pranojnë se kanë dallime të mëdha, por punojnë në tejkalimin e tyre dhe arritjen e zgjidhjes së përbashkët. Kjo do të marrë kohë. Deri atëherë, Bullgaria nuk duhet të përzihet me fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, sepse për momentin është  punuar vetëm për fillim të procesit negociues.

Ambasadorja Shtajnaker ishte kategorike se asnjë vend nuk do të pranohet në BE derisa ka çështje të pazgjidhura bilaterale. Këtë gabim njëherë e bëri Brukseli me Qipron, por nuk do të përsëritet. Sipas saj, Bullgaria nuk ka asgjë  për t’u shqetësuar nëse e mbështet fillimin e negociatave  për anëtarësim ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dhe këto negociata, tha ajo, do të zgjasin “shumë shumë gjatë”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. 

Related posts

Editorial/ Për 19 vite u gjelbërua BDI-ja, ndërsa për ambientin duhen edhe 19 vite të tjera !?

Z H

4 të shëruar 19 raste të reja me Covid, nuk ka viktima

Z H

Moti sot, temperatura deri në 35 gradë Celsius

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More