Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Shtatë modelet që garojnë për veturën e vitit 2021 në Evropë

Tashmë është bërë e ditur lista e ngushtë prej shtatë modeleve të veturave që kandidojnë për veturën e vitit 2021 në Evropë.

Në fund të vitit 2020, lista e zgjeruar përmbante 29 kandidatë, por tashmë ajo është shkurtuar në shtatë.

Për çmimin prestigjioz garojnë veturat: Citroen C4, Cupra Formentor, FIAT 500 (elektrik), Land Rover Defender, Skoda Octavia, Toyota Yaris dhe Volkswagen ID.3.

Pra, në garën finale nuk ka modele të veturave nga Mercedesi, BMW-ja, Audi, pastaj dyshja koreane Hyundai-Kia dhe firma të tjera.

Mercedesi i kishte katër modele në listën e zgjeruar, por në mesin e shtatëve final nuk e ka asnjë.

Po ashtu, as vetura më e shitur për dekada, Golf, nuk ka arritur të futet mes shtatë modeleve kandidate. Ndërkohë, nderin e veturave aziatike e mbron Toyota me modelin Yaris.

Postime të ngjashme

Domethënia e logos – Tesla!

D V

Golf GTI u shit për gati 45,000 euro

D V

BMW i4 M50 është vetura e parë e sigurisë elektrike nga një kompani bavareze

D V

Pas disa gotave me alkool, shoferin e zë gjumi prapa timonit – Telsa Model S me ndihmën e autopilotimit u ndalë vetë

D V

Ky është një McLaren për fëmijë

D V

A e dini se si të vozisni në një rrethrrotullim: Duhet të ndiqni këto rregulla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...