Agjencia Zhurnal.mk

Shtatë pallate të dëmtuara nga tërmeti, Prokuroria e Lezhës nis hetimet

Tiranë, 13 janar – Shtatë pallate që pësuan dëmtime gjatë tërmetit të 26 nëntorit, do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës.

Mësohet se Prokuroria ka administruar provat e referuara nga Policia Gjyqësore në lidhje me këto objekte.

Gjashtë prej objekteve që pësuan dëmtime janë ndërtuar para viteve ’90, ndërsa një pallat dhjetë katësh është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka pasur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën. Ndërsa për pallatin dhjetë katësh dyshohet se ka pasur cilësi të dobët në ndërtim.

Pritet që në ditë në vijim të ngrihen tre vepra penale “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...