Agjencia Zhurnal.mk

Shtatë të sëmurë nga koronavirusi, masat mbrojtëse të respektohen, në të kundërtën do të bartet përgjegjësi

Shkup, 10 mars – Zhurnal.mk – Shtatë raste të të sëmurëve nga koronavirusi janë regjistruar në vendin tonë, pasi dje prani e Kovid-19 ishte regjistruar te drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska, ndërsa më vonë Ministria e Shëndetësisë informoi se prej tetë pacientëve të testuar dje pasdite, tre anëtarët e familjes së bashkëshortëve nga rajoni i Dibrës janë pozitivë.

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska, e cila para një jave ishte kthyer nga Italia, nuk ishte paraqitur në shërbimet shëndetësore, në ditët e kaluara kishte shkuar në punë, ndërsa gjatë fundjavës madje kishte mbajtur ligjëratë shkencore për dermatovenerologë në të cilën kishin marrë pjesë 103 persona prej të cilëve një pjesë ishin kthyer në Klinikë.

“Në izolim shtëpiak janë 64 punëtorë medicinalë nga Klinika për Sëmundje të Lëkurës dhe 24 pacientë prej të cilëve 11 pacientë të cilët janë hospitalizuar në Klinikë, ndërsa 13 pacientë janë trajtuar gjatë javës së kaluar në spitalin ditor. Klinika do të jetë e mbyllur 14 ditë, ndërsa drejtoresha do të suspendohet, sepse nuk ishte paraqitur te shërbimet se ishte kthyer nga Italia. Priten rezultatet nga testimi i koronavirusit për tetë persona, të cilët nuk kanë lidhje me drejtoreshën e sëmurë”, theksoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se përgjegjësi do të ketë absolutisht për secilin i cili nuk do t’iu përmbahet masave të shënuara.

“Në këtë kuptim, përsëri u bëj thirrje të gjithë atyre që u është përcaktuar masa e izolimit shtëpiak nëse kanë udhëtuar në rajone me rrezik t’u kushtojnë vëmendje masave dhe t’u përmbahen të gjitha masave që ne si MSH i kemi përsëritur disa herë në ditë, për disa javë, ndërsa rrezikimi i shëndetit publik është kundërvajtje shumë e rëndë. Askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia. Dua të bëj thirrje për maturi, dua të bëj thirrje për respektim maksimal absolutisht të të gjitha rekomandimeve”, tha ministri Filipce.

Drejtoresha, si edhe të sëmurët tjerë nga koronavirusi, është hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa për rastin e saj Filipçe shfaqi dëshpërim të madh nga mosrespektimi i rekomandimeve dhe apeleve për vetizolim të obligueshëm pas secilit udhëtim në rajonet e rrezikuara.

“Gjendja e saj është e njëjtë, si edhe situata e dy bashkëshortëve me koronavirus të cilët paraprakisht ishin hospitalizuar, dhe është stabile, ka pasqyrë të lehtë të gjakut, përderisa e sëmura e parë është në gjendje tërësisht të stabilizuar. Gjatë ditës ose eventualisht nesër do të bëhet testi kontrollues pas çka do të vendoset se a do të lëshohet nga spitali”, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi se sipas gjitha gjasave do të mbyllet edhe Reparti për Sëmundje të Lëkurës në Shtip, sepse të gjithë mjekët kanë marrë pjesë në simpoziumin në Shkup. Duke marrë parasysh se është paralajmëruar edhe mbyllja e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës në Shkup, potencoi pacienti i Shëndetësisë. Pacientët të cilët do të duhet të kontrollohen do të dërgohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori” në Shkup.

Tre anëtarët e familjes së bashkëshortëve nga rajoni i Dibrës, te të cilët gjithashtu është konstatuar prani e Kovid-19 nga 7 marsi ishin në izolim shtëpiak me vendim të ISHSSH, ndërsa prej mbrëmë janë hospitalizuar dhe mjekuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.

Në koronavirus negativë janë: personi i cili në datën 26 të muajit të kaluar kishte qëndruar në Bullgari, bashkëshortja e tij, udhëtari nga Singapori, një shtetas i yni i cili para tri ditëve ishte kthyer në vend, një person nga Gjevgjelia dhe një nga Dibra.

Në ndërkohë, më me rëndësi është që qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet, nuk duhet tl udhëtojnë në Itali ku ka numër më të madh të të sëmurëve në Evropë, duhet të mbajnë higjienë personale dhe seriozisht t’i kuptojnë thirrjet e përditshme për vetizolim pas ardhjes nga rajonet e rrezikuara ku ka të sëmurë nga koronavirusi. Gjatë hyrjes në vendkalimet kufitare qytetarët duhet të tregojnë të dhëna të sakta, ndërsa nëse kanë simptoma duhet t’i informojnë shërbimet epidemiologjike.

Filipçe dje potencoi se nëse konfirmohet mosrespektimi i të gjitha rekomandimeve të cilët i miratoi Qeveria, thirrjet për mos mbajtjen e tubimeve masive, vetizolim pas ardhjes nga rajonet e rrezikuara, si dhe zbatimin e mirë të masës tashmë të rekomanduar me mbikëqyrje shëndetësore dhe vetizolim, do të ndërmerren masa më të ashpra të sanksionimit.

“Secili që vjen nga një rajon i rrezikuar në kufi nuk ka simptoma, ai është ai stadium më i rrezikuar i sëmundjes, i inkubacionit kur nuk ka simptoma, ndërsa tashmë ka pasur kontakt me të sëmurë, duhet të mbetet në vetizolim 14 ditë. Në atë mënyrë e mbrojmë shëndetin tonë, shëndetin e më të afërme tanë, të të gjithë qytetarëve. Duhet të kemi përgjegjësi drejtë shëndetit kolektiv”, theksoi Filipçe dhe shtoi se nuk mund t’i mbyllin kufijtë, asnjë vend tjetër në Evropë nuk e ka bërë këtë dhe kjo është e pamundur.

Në ndërkohë, për shkak të përhapjes së shçejtë të koronavirusit prej dje e gjithë Italia është ashtuquajtur “rajon i mbrojtur” dhe lëvizja e njerëzve është kufizuar rreptë. Në Itali për momentin ka 7.985 të infektuar, ndërsa 462 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Vetëm dje janë konfirmuar 1.592 të sëmurë të rinj nga Kovid-19./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...