Shtatë të zhdukur pasi një varkë me 22 persona u mbyt në brigjet e Sicilisë

nga D V

Një varkë me 22 persona në bord u mbyt në orët e para të së hënës në brigjet e qytetit sicilian të Palermos dhe 7 persona rezultojnë të zhdukur, raportojnë mediat italiane.

Roja Bregdetare e Italisë dhe zjarrfikësit shpëtuan 15 persona, duke përfshirë një fëmijë, pasi anija, me flamur britanik, u mbyt kur një stuhi dhe det i trazuar goditi zonën me lindjen e diellit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Agjencia e lajmeve Adnkronos raportoi se varka mbante dy shtetas anglo-francezë, një shtetas irlandez, një zelandez të ri dhe një Sri Lankan, ndërsa pjesa tjetër ishin britanikë.

Siç bëhet e ditur më tej, 15 personat e shpëtuar janë të gjithë në gjendje të qëndrueshme, tha Adnkronos.

Zhytësit nga departamenti i zjarrfikësve po vazhdojnë kërkimet rreth anijes, tani në një thellësi prej rreth 50 metrash dhe rreth 1 kilometër larg bregut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More