Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Shtatëvjeçari që ngjitet murit të lartë, ashtu si super-heroi i tij i preferuar

Zhurnal Ads

Një djalë shtatë vjeçar është quajtur një Spider-Man në jetën reale pasi u filmua duke vepruar sikurse superheroi i tij i preferuar dhe duke u ngjitur në një mur të lartë rreth 3 metra në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura në Kanpur në shtetin e Uttar Pradesh tregojnë Yasharth Singh duke përdorur krahët dhe këmbët për tu ngjitur me lehtësi në murin e lartë në shtëpinë e tij familjare pa ndihmën e ndonjë pajisjeje sigurie.

Nxënësi i shkollës fillore i heq duart me siguri nga muri përpara se të kthehet ngadalë në tokë dhe të përsërisë veprimin.

Në klip, Yasharth qëndron në cep të një dhome dhe vendos duart dhe këmbët e zhveshura përballë dy mureve.

Ai mbërthehet mes dy mureve dhe tërheq trupin e tij deri në tavan.

“Unë një herë pashë një film të Spider-Man dhe me të vërtetë dëshiroja të isha në gjendje të ngjisja mureve ashtu si ai”, ka thënë ai.

“Fillova të përpiqem por herën e parë që bëra, rashë poshtë. Vazhdoja të praktikoja dhe përfundimisht një ditë mund të ngjitesha. Unë thirra vëllain tim i cili thirri prindërit e mi”.

“Të gjithë ishin të habitur, por ata më kërkuan që të mos ngjitesha më sepse mund të rrëzohesha dhe të lëndohesha, por unë i binda ata se unë mund të ngjitem”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Japonezët ndërtojnë aeroportin për udhëtime hapësinore

S.B.

Kapet serish ariu më i kërkuar në Evropë

admin

Në vend se ta mbrojë të bijën nga qeni, babai hip mbi veturë – për fat të mirë askush nuk lëndohet

admin

Ra nga lodhja në qendër të Tiranës, pas rehabilitimit lejleku Elsa nis shtegtimin drejt Afrikës

admin

Mjalt dhe kos, maska natyrale që ushqen lëkurën

admin

Sipas ADN-së, qeni është jo vetëm miku ynë më i mirë ndër kafshët, po edhe shoqëruesi më i vjetër në Tokë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...