Shtatori – muaji botëror për ngritjen e ndërgjegjes për sëmundjet malinje hematologjike

Shkup, 6 shtator – Shoqata HEMA për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve dhe kujdestarëve të tyre me sëmundje hematologjike edhe sivjet për herë të tretë e shënon Shtatorin – muajt botëror për ngritjen e ndërgjegjes për sëmundjet malinje hematologjike (leuçemitë, limfomat dhe mielomat) me apel deri te qytetarët për kontrolle të rregullta të cilat mund t’ua shpëtojnë jetën.

 

“Çdo vit në Maqedoni rreth 500 persona janë diagnostikuar me ndonjë lloj të leuçemisë, limfomave apo mielomave. Leuçemia është lloji më i shpeshtë i kancerit të diagnostikuar te personat prej 0-29 vjeç. Në botë mbi 309.000 persona vdesin në vit nga leuçemia. Rreth 74 për qind e popullsisë globale nuk e di se limfoma është një lloj i sëmundjes malinje”, informojnë nga Shoqata HEMA.

Nga Shoqata theksojnë se pandemia me Kovid-19 dhe druajtja nga virusi ka shkaktuar që një numër gjithnjë më i vogël i personave të paraqiten në kontrolle të rregullta dhe me këtë, siç thonë, sëmundja të diagnostikohet në fazën më të vonshme, kur mundësia për shërim ulet dhe mund të sjellë deri në vdekje. Numri i pacientëve të ri të diagnostikuar me leuçemi, limfoma dhe mieloma në vitin 2020 është zvogëluar përgjysmë, për dallim nga viti 2019, që është mjaft e pazakontë. Sivjet HEMA e shënon Shtatorin me apel deri te qytetarët për kontrolle të rregullta të cilat mund T’ua shpëtojnë jetën!
Në mënyrë shtesë, personat me sëmundje malinje hematologjike janë në gjendje imuno-kompromituese, dhe gjatë vaksinimit kundër Kovid-19 jo gjithmonë e marrin mbrojtjen e njëjtë si popullata e shëndoshë. Vaksinimi i të gjithë popullsisë dhe masat e tjera mbrojtëse (mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës), janë mënyra më e mirë për mbrojtjen e këtyre personave.

Related posts

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Financat publike dhe dokumentet buxhetore u vlerësuan si transparente nga Departamenti amerikan i Shtetit

D V

Analizë: Infektimet para dhe pas vaksinimit, efekti i vaksinave jo aq i kënaqshëm

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com