Agjencia Zhurnal.mk

Shtatzëna fiton betejën me Covid-19 pasi u trajtua me plazmën e të shëruarve

Ajo nuk i mbajti dot lotët kur la spitalin në Mantua, Lombardi, shtatzënë në javën e 24-t dhe me një tjetër fëmijë që po e priste në shtëpi, shkruan A2 CNN.

28-vjeçarja Patrizia Vincenzi do të jetë sërish në gjendje të përqafojë fëmijën e saj pas 13 ditësh në spital, ku ajo fitoi luftën ndaj koronavirusin, pasi u trajtua me plazma hiperimune, të marra nga pacientët e shëruar. Një rast i rrallë nëse nuk është ende unik.

“Plazma më riktheu në jetë. Unë isha në depresion, por gjeta profesionistë të jashtëzakonshëm”, u shpreh nëna e re para se të kthehej në shtëpi, pas tamponit të dytë negativ dhe një përshëndetje për personelin mjekësor.

28-vjeçarja u shtrua në spital më 9 prill, ndërsa të nesërmen situata e saj u përkeqësua. Për të shmangur respiratorin për të mbrojtur fetuesin, mjekët e zhvendosën 28-vjeçaren në pulmonologji.

“Pas terapisë plazmatike, përmirësimi ishte vendimtar”, u shpreh Giuseppe De Donno, drejtor i pneumologjisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...