Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shtëpia botuese “Shkupi” kërkon nga Ministria e Kulturës të pranohet programi i tyre aplikues për projektet botuese

Shkup, 25 shkurt, Zhurnal.mk – Shtëpia botuese “Shkupi” sot i bëri thirrje ministres së Kulturës Irena Stefoska që në përputhje me programin e tyre aplikues botues LETËRSI E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021, që ka 10 libra të përkthyer nga gjuhë të huaja në shqip, Aplikimin për katër panaire ndërkombëtare të librave (Frankfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë) dhe tetë projektet e refuzuara botuese, të pranohen tërësisht.

“Me këtë, ne nuk kërkojmë as favorizim tonin, as lëmoshë, por në frymën e transparencës e japim edhe këtë aryestim dhe kërkesë publike për shkak se, e para, vet titulli i projekti botues LETËRSI E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021, dëshmon se projekti ynë ka përfshirë vlera të dëshmuara letrare nga letërsia evropiane dhe botërore. Poashtu, aplikimet tona edhe në aspektin e respektimit të kritereve teknike të Ministrisë së Kulturë, janë të përmbushura plotësisht dhe nën dy, pjesëmarrja e ShB ‘Shkupi’ në panairet ndërkombëtare të librit në Franfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë është paraparë që botues shqiptarë dhe maqedonas bashkërisht (bashkëpunim midis shtëpive botuese ‘Shkupi’ dhe ‘Prozart’) që si asnjëherë më parë duke tentuar të paraqesim më të mirën nga produksioni letrar në Maqedoni e Veriut”, thotë drejtuesi i ShB “Shkupi, Azam Dauti.

Prandaj, shton Dauti, publikisht e ftoj ministren e Kulturës Irena Stefoska, si dhe kryeministrin dhe zv.kryeministrin e parë, se në përputhje me respektimin e vlerave të mirëfillta letrare, të drejtën e shpërndarjeve të mjeteve, në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe sipas meritës së projekteve, tetë projektet e refuzuara botuese dhe pjesëmarrja në katër panaire të librave tërësisht të pranohen, sepse duke injoruar këto vlera letrare botërore, ne injorojmë letërsinë dhe kulturën evropiane dhe si shtet e zbehim përpjekjen tonë për eurointegrime.

“Aq më shumë, që ne si botues, vihemi në pozitë të palakmueshme ndaj të gjithë atyre botuesve, autorëve, agjencive autoriale, përkthyesve dhe miqve të tjerë evropianë dhe botërorë, për t’u arsyetuar, që projektet e tyre nuk i përkrah Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E kjo, do të ishte turp edhe për ne si botues, por edhe për Ministrinë e Kulturës dhe shtetin në përgjithësi. Shpresojmë, që kjo KËRKESË PUBLIKE do të kuptohet drejtë dhe projektet tona botuese do të hyjnë në Programin Interes Nacional i Kulturës për vitin 2021 dhe do të shpëtojmë nga turpi ynë dhe i shtetit ndaj bashkëpunëtorëve tanë letrarë evropianë dhe botërorë”, deklaroi Dauti.

Ai sqaroi se kërkesa publike nënkupton që dërgohet përmes mediave, e jo me numër arkivor të pranimit të Kërkesës, e as të Ankesës në Shkallën e Dytë qeveritare, sepse ato janë vetëm forma për marrje kohë dhe harrim të projekteve.

“Sepse, në të kaluarën, edhe kur i kemi ndjekur procedurat formale, Shkalla e Dytë qeveritare të Ankesave, asnjëherë nuk na është përgjigjur pozitivisht ndaj ankesave tona! Prandaj, edhe rekomandimin e mundshëm të ministres që të ankohemi në Shkallën e Dytë do ta llogaritnim si ‘blerje kohë’ për të anashkaluar dhe zhvlerësuar edhe më shumë projektin tonë të parefuzueshëm në aspektin e vlerave letrare”, thotë drejtuesi i ShB “Shkupi, Azam Dauti.

Postime të ngjashme

Kuvendi vendosi të shpallë gjendje krize në një pjesë të shtetit

Z H

LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë

Z H

Kriza ekonomike/ Prej nesër edhe kontabilistët do të dalin në protesta

Z H

Banka Popullore: Rritje të depozitave dhe të kredive në mars

Z H

Kursimtarët e “Eurostandard” të gëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngritur procedurë

Z H

Qeveria “përvjelë mëngët” pas raportit negativ të “Reporterë pa kufij”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...