Shtëpia e Bardhë ia hap derën Bedri Hamzës

nga Xh M

Shtëpia e Bardhë ia hap derën Bedri Hamzës Në kulmin e izolimit të pushtetarëve aktual të Kosovës, dhe në pikën me të ulët të koordinimit me aleatët tanë ndërkombëtar, Bedri Hamëza i nominuari për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, pritet në Shtepinë e Bardhë në SHBA.

Në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më heret, z. Hamza ka perfunduar takimin ne Shtepine e Bardhe, ndersa pritet të zhvilloj takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentit e Shtetit dhe me organizata joqeveritare e personalitete të shquara.

Mesojmë nga burimet tona ne Washington se sonte z. Bedri Hamza është takuar tashmë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistent Special i Presidentit Biden dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së dhe znj. Kathleen Larkin, drejtoreshe për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More