Shtëpia e Ferdonije Qerkezit pritet të digjitalizohet

nga Xh M

“Gjithë m’kujtohet kur vishin mas gjysmës së natës e më thirrshin që erdhen. Zëri i tyre gjithmonë më rri në vesh si kujtimi më i madhi që kam.”

Me kujtimet për bijtë dhe bashkëshortin e zhdukur në luftë, pavarësisht të lumtura apo të hidhura qofshin ato, i ka përcjellë çdo herë vizitorët.

E pas disa muajsh, zëri i Ferdonije Qerkezit do t’i shoqërojë mysafirët në çdo kënd të shtëpisë edhe kur ajo do ta ketë të pamundur të jetë fizikisht aty.

Kjo pasi “Shtëpia e Durimit”, siç njihet ndryshe, do të nisë procesin e digjitalizimit nga shtatori i këtij viti me iniciativë të kujdestares së saj dhe një miku.

“E kemi përmend. Eli e ka përmend po kur ramë në kontakt me Shpendin, ramë dakord të bëhet digjitalizimi i shpisë. Unë përherë nuk kam me jetu, kështu le t’mbetet zani jem. Do duhej të bëhej më herët po kurrë vonë nuk është,” u shpreh familjarja e të zhdukurve, Ferdonije Qerkezi.

E për shtëpinë që bart në vete historinë e vendit, Shpend Lipa nga Qendra Inovative e Kosovë thotë se ideja lindi nga nevoja për dokumentim.

“Kur e kam dëgju tregimin e nënës Ferdonije kam thënë që kjo duhet me u dokumentu herët ose vonë për shkak se ne njerëz jemi, ndodhë që një ditë s’jemi më por tregimet s’bën me u harru. Edhe sivjet, bashkë me Elhamen vendosëm me nisë me i inqizu tregimet e nënës Ferdonije se na e dimë tregimin por ajo e dinë më së miri,” tha Lila.

Se çka konkretisht përfshin digjitalizimi i shtëpisë, tregon vet Lila.

“Tash me digjitalizim, nuk ka me qenë veç pjesa e tregimit, pjesa e inçizimit të zërës. Kemi me mendu me qenë një pamje 360 shkallë e shtëpisë me mundësi me qenë fizikisht, nëse jeton në Amerikë me pas mundësinë që me hy brenda në shtëpi e me dëgju tregimin, qoftë në gjuhën shqipe ose angleze. Për ata që shkojnë fizikisht, me pas një QR kode ku mundesh me pa tregimin me kufje prej nënës Ferdonije, edhe nëse ajo s’është në shtëpi,” shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More