Maqedoni

Shtëpia evropiane e shënon ditëlindjen e parë

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor – Shtëpia Evropiane (Europe House) në Shkup sot e shënon përvjetorin e saj të parë.

Euroambasadori Dejvid Gir ka dhënë video mesazh me të cilin e uroi ditëlindjen e parë të Shtëpisë Evropiane, duke e promovuar potencialin rinor dhe përvojën pozitive në të.

“Më shumë se 100 ‘in haus’ ngjarje, më shumë se 3.400 pjesëmarrës, më shumë se 120 mysafirë bashkëbisedues. Kjo është shkurtimisht përmbledhja e vitit të parë nga puna e ‘Europe haus’. Në mënyrë shtesë Europe House organizoi shumë ngjarje jashtë hapësirave të veta siç janë vizitat në shkolla të mesme dhe aksione për pastrim në mbarë botën. Ajo gjithashtu organizoi onlajn debate të ndryshme drejtpërdrejtë si mënyrë që të vazhdojë me punën e vet gjatë pandemisë”, sqaron Gir në video mesazh.

Euroambasadori përkujtoi se më 4 nëntor të vitit 2019 kryetari i Parlamentit Evropian David Sasolli, zyrtarisht e hapi Shtëpinë Evropiane dhe në mënyrë simbolike ia dorëzoi çelësin e objektit studentëve.

Në fund ia uroi ditëlindjen Shtëpisë evropiane, duke i dëshiruar shumë vjet ekzistim dhe edhe më shumë aktivitete në shumë hapësira me edhe më shumë mundësi për të rinjtë.

Ambasadori i BE-së më pas pati onlajn debat me ambasadorët dhe atashetë e rinj nga Maqedonia e Veriut, siç theksoi, bartësit e ardhshëm të ndryshimeve, të cilët vijnë nga mjedise të ndryshme, të cilët kanë interes të përbashkët për të mësuar për vlerat evropiane dhe t’i promovojnë mundësitë që i ofron BE-ja.

Në debatin virtual biseduan për sfidat e gjeneratës së re të cilat përfshijnë qasje deri tek arsimi cilësor, mundësi më të mira për të rinjtë nga mjediset rurale, shëndetin mendor, por edhe Evropë të qëndrueshme dhe “të gjelbër”.

Postime të ngjashme

Hapja e kufirit me Kosovën, qytetarët: Janë vonuar, ta hapin sa më shpejt

T E

Mickoski, Sela, Gashi së bashku me Bashën dhe Mustafën në tryezë të përbashkët

XH,I

OPH kërkon mbylljen e të gjitha objekteve hotelierike deri në fund të dimrit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...