Shtëpitë do të shtrenjtohen/ BSH: Më pak prona, po shiten më shpejt, 18 % blihen nga të huaj

nga Xh M

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat dhanë më shumë kredi për blerje të pasurive të paluajtshme duke mbuluar 50 për qind të totalit, por po ashtu dhe normat e interesit pësuan rënie.

Megjithatë në dokumentin vjetor të institucionit qendror financiar thuhet se blerjet e banesave kanë qenë kryesisht nga vendasit dhe u regjistrua një rënie e lehtë nga jo rezidentët.

Rreth 18% të banesave janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së.

“Vrojtimi tregon se Indeksi i çmimit të banesave në rang vendi u rrit me 23.6% në terma gjashtëmujorë, dhe me 44.5% ndaj një viti më parë. Rritja e vlerës së indeksit për Tiranën ishte gjithashtu e forte”, thuhet në raport.

Trendi parashikohet të jetë i njëjtë edhe për sa i përket vitit 2025. Banka e Shqipërisë saktëson se ka vazhduar të bjerë numri i pronave të pa shitura.

Madje koha e shitjes nga momenti i daljes së pasurisë në treg vijon të bjerë duke shkuar në mesataren 9 muaj nga 10 që ka qenë më parë ndërsa në Tiranë në 7.1 nga 9.7 që ishte në studimin e mëparshëm.

Po ashtu, edhe çmimet e qirasë janë rritur. Agjentët madje shtojnë se situata do vijojë e tillë në një periudhë afatgjatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More