Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Shtetas grekë të bllokuar në aeroportet në Londër dhe Stamboll

Pas vendimit të qeverisë greke prej të hënës të pezullojë lidhjen ajrore me Britaninë e Madhe dhe Turqinë, në aeroportet në Londër dhe Stamboll janë bllokuar shtetas grekë të cilët për shkak të anulimit të fluturimeve nuk mund të kthehen në Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave greke, shumica e grekëve janë në aeroportin “Stansted” të Londrës, rreth 200, shumica prej tyre studentë, por ka edhe rreth 80 në aeroporte të tjera në Angli si dhe dhjetëra në Stamboll.

Sipas gazetës “Etnos”, grekët nga Londra duhej të ktheheshin dje, por disa orë më pas u njoftuan se fluturimi ishte anuluar.

“Rreth 200 njerëz jemi këtu, pa para dhe me të ardhme të pasigurt. Ata e fajësojnë njëri-tjetrin. Prej çka frikësohet qeveria greke? Le të na vendosin në karantinë kur të kthehemi. Por duhet të kthehemi menjëherë. Ne nuk mund të rrimë më këtu pa para dhe të flemë në karrige, tha për botimin onllajn të gazetës “Etnos” një greke e cila nga Londa pret të kthehet në Athinë.

“Këtu jemi tashmë një ditë dhe nuk e dimë kur do të shkojmë. Ne nuk kemi para as për ujë. Është turp kjo që po ndodh. Ne nuk e dimë nëse do të qëndrojmë këtu për një ditë ose një javë”, thotë një prej grekëve i cili është bllokuar në Angli.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas, në një intervistë për televizionin grek “ERT”, tha se ishte një “papërgjegjësi kriminale e linjës ajrore”, e cila e dinte që fluturimet ishin ndaluar që nga një ditë më parë dhe shtoi se do të fillojë një proces për riatdhesimin e qytetarëve.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile të Greqisë, në kumtesën lidhur me rastin kujtoi se nga ora gjashtë në mëngjes më 23 mars 2020, në fuqi është vendimi me të cilin ndalohen fluturimet drejt dhe nga Britania e Madhe dhe theksojnë se përgjegjësia është plotësisht e kompanive ajrore që i kanë informuar qytetarët se do të mund të fluturojnë gjatë ditës së djeshme.

Shtojnë se ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë në ditët në vijim do t’i mbledhë kërkesat e shtetasve grek, ndërsa Qeveria do ta shqyrtojë çështjen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!