Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut kapet me drogë në Bullgari

Shkup, 26 dhjetor – Dogana bullgare ka kapur më shumë se 33 kg kanabis me vlerë prej 69,000 euro në një makinë të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas BTA, makina “Kia” me targa maqedonase u ndalua në vendkalimin kufitar midis dy vendeve më 23 dhjetor. Doganierët gjatë kontrollit gjetën 76 thasë plastike me marijuhanë që ishin vendosur  nën ndarjen e bagazhit dhe nën dy sediljet e përparme.

Shoferi, R.R. (58), po udhëtonte vetëm nga Republika e Maqedonisë së veriut përmes Bullgarisë për në Turqi.

Sot, me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut – Haskovo, gjykata ka caktuar paraburgim për 58-vjeçarin R.R.

Postime të ngjashme

Raporton në polici se si tentoi tia dhunojë dy vajzat, burri i motrës

T E

Gjuajtje me armë në Poliklinikën e Çairit

T E

Digjet një veturë në autostradën Shkup-Veles

T E

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

Sarandë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë

S.B.

Kapen me mbi 1kg kokainë, arrestohen dy persona në Tiranë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...