Një person, banor i Kosovës, është lënduar më rrëndë në aksident që ka ndodhur dje në orën 08.35 në udhëkryqin nga rr. “Magistralja e Adriatikut” dhe rruga shërbyese “Rruga e Kaçanikut”, njoftoi MPB.
Aksidenti ka ndodhur automjeti i udhëtimit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.I.(22) nga Shkupi, dhe automjeti i udhëtimit “Ford”, me targa nacionale të Kosovës, i drejtuar nga B.Ç. (54) nga R.Kosovë.
Në aksident, B.Ç. ka marrë lëndime të rrënda trupore të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh.Naum Ohridski”. Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi inspektues i SPB-Shkup.