Agjencia Zhurnal.mk

Shtetasit slloven të bllokuar në Maqedoninë e Veriut nisen drejt Sllovenisë

Shkup, 27 mars, zhurnal.mk – Me karvan prej dhjetë automobilave filloi kthimi i qytetarëve slloven të cilët kishin mbetur në Maqedoninë e Veriut.

Njerëzit praktikisht ishin ngujuar në Maqedoninë e Veriut pas mbylljes së kufijve për shkak të epidemisë me koronavirusin. Për disa persona është organizuar edhe transport me autobus.

Në ndërkohë nga Ministria sllovene e Punëve të Jashtme informojnë se vazhdojnë me organizimin e fluturimeve nga vendet evropiane për në Slloveni me qëllim që të gjithë qytetarët e tyre të cilët duan të mund të kthehen në Slloveni.

Njerëzit të cilët mbrëmë me fluturim special ishin kthyer nga Madridi, i vendosën në karantinë shtetërore 14 ditëshe. Të gjithë ishin nga aeroporti Bërnik të transportuar në një hotel në qytetin Velenje. Akomodimi është donacion për shtetin, sepse hoteli është në pronësi të një kompanie kineze, e njëjta e cila e bleu edhe gjigantin Gorenje në Velenje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...