Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shtetasit të Maqedonisë së Veriut i merren 148.000 euro në vendkalimin Preshevë- Tabanoc

Shkup, 7 qershor – Zhurnal – Një 72 vjeçari, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Preshevë- Tabanoc i janë marrë 148.000 euro që doganierët serb i gjetën në automjetin “Mercedes” me targa gjermane i cili nga Gjermania ka udhëtuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavës, njofton korrespondenti i MIA-s në Beograd.

Siç ka njoftuar Drejtoria doganore e Serbisë, ai në kufi ka deklaruar se nuk ka çka të paraqesë, përveç gjësendeve personale dhe 10.000 eurove të lejuara, por gjatë kontrollit detajor janë gjetur gjithsej 158.000 euro në bankënota prej 500 dhe 200 euro në sediljen e pasme të automjetit.

“10.000 euro menjëherë i janë kthyer pasagjerit sipas rregullave të vlefshme të Serbisë dhe BE-së që mund të transportohen përmes kufirit, derisa për shumën e ngelur gjykata kompetente ka sjellë vendim në procedurë urgjente. Udhëtari është gjobitur dhe i janë marrë 148.000 euro të paparaqitura në interes të buxhetit shtetëror të Serbisë”, njoftoi Dogana.

Postime të ngjashme

MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marë 31% e banorëve mbi 18 vjeç

Z H

Zaev falenderon zjarrfikësit për përkushtimin dhe njofton për ardhjen e 4 helikopterëve ndihmë nga Serbia

Z H

Të falimentuarit në afat prej 30 ditëve të paraqiten në Agjencinë për Punësim

Z H

Komuna Çair dhe zjarrfikësit “Bajram Miftari” në ndihmë në Nagoriçan të Vjetër

Z H

Radev-Pendarovski: Edhe Bullgaria ka probleme me zjarret por do të dërgojnë mjete zjarrfikëse në RMV

Z H

Zjarret në Maqedoni/ Shekerinska njofton për ndihmë nga Sllovenia

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...