Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Shtetësia dhe injeksioni ekonomik antikovid, dy imperative pa alternativë

Shkup, 12 prill – Zhurnal – Liderët politikë të vendit, më saktë kryeminitri Zoran Zaev dhe krerët e Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela, në një takim të përbashkët, pritet sot të harmonizojnë qëndrimet për dy çështjet të cilat në esencë përmbajnë elementin e humanizmit, por assesi të jetësohen nga shkaku i pengesave që u’a bën politika, dhe si të tilla po mbajnë peng njëra tjetrën, shkruan Zhurnal.mk.

Bëhet fjalë për dy projekt ligje, ai për pakon e pestë ekonomike dhe ligji për shtetësi, njëri i propozuar nga pushteti dhe tjetri nga opozita, që tashmë janë shndëruar në një “nyje gordiane” që me urgjencë e kërkon kompromisin e shpejtë dhe të përhershëm mes palëve, nga shkaku se vonesa po mban peng fatet njerëzore.

Mijëra punëtorëve në hotelieri, të punësuar në qendrat e fitnesit dhe biznese të ngjashme, presin në ankth se çfarë do të sjellë takimi i liderëve politik, por jo nga przmi i ndjekësve të zhvillimeve politike, por nga shkaku se ky takim, pritet të rezultoj me zhbllokimin e Kuvendit i cili do të duhet të miratojë pakon e pestë ekonomike që mes tjerash parasheh edhe pagat e punëtorëve në sektorin privat në kohë pandemie, që në fakt determinon të ardhmen e tyre afariste.

Nga këtu, të dhënat e lartpërmendurat do të duhet të shërbejnë si një udhërrëfyes për klasën politike në vend se paraqet një imperativ kohor të zhbllokojnë Kuvendin sepse tashmë rreth 6000 punonjës në sektorin e tekstilit janë detyruar të pushojnë nga puna, gjë e cila i kanoset edhe sektorit hotelierik i cili me një vendim të qeverisë mbetet i mbyllur të paktën deri më 20 prill, bashkë me palestrat.

Paralelisht me këtë, edhe ligji për Shtetësi ngërthen në vete aspektin human të trajtimit, pasi mungesa e një shtetësie e bën qytetarin joekzistent, e diskualifikon nga tregu i punës, ndërsa mungesa e një sigurimi shëndetësor i pamundëson qasje në shëndetësinë publike.

Për mungesën e shtetësisë ka folur edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, që bën me dijë se çëshja nuk duhet të shpërfillet. Në një raport të publikuar, DASH-i u referohet shifrave të ndryshme të publikuara nga UNHCR, nga pushteti dhe nga opozita, megjithatë thekson se vendi nuk ka mekanizma për të zbuluar njerëzit pa shtetësi dhe për t’i mbrojtur ata.

Rrjedhimisht, injeksioni ekonomik antikovid dhe ligji për shtetësi, janë dy imperative që nuk donë kompromis, në kuptimin se propozuesit nuk do të duhej fare të negociojnë përjashtimin e mundshëm nga agjenda e negociatave, por se të dyja kërkojnë arritjen e një kompromisi që me automatizëm do të zgjidh dy çështjet në të njëjtën kohë.

Takimi i Zaevit me opozitën shqiptare pritet me shumë optimizëm, ndonëse ditë më parë një burim brenda koalicionit nuk ishte dhe aq optimist për një epilog përfundimtar nga takimi i sotëm.

“Në parim qeveria do të propozoj zgjidhje të ligjit aktual me dispozita të reja të përkohshme, të cilat do të vlenin sëpaku 6 muaj, me qëllim që në këtë kohë të përfshihen ato qytetarë të cilët janë në vend dhe janë pa shtetësi. Në këto dispozita kalimtare do të përfshiheshin edhe shumica e amandamenteve te propozim ligjit të koaliciont AAA ASH. Por në esencë, koalicioni AAA-ASH do të jetë këmbëngulës për zgjidhje afatgjate ligjore, dhe jo me dispozita kalimtare të cilat do të skadojnë për shkurt kohë”, tha burimi brenda koalicionit opozitar shqiptar.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...