Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Afganistan kundër talebanëve

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Afganistan për të mbështetur forcat qeveritare nën presionin e Talibanëve.

 

Shtetet e Bashkuara po kryejnë fazën e fundit të tërheqjes nga ai vend, raporton reuters.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u tha gazetarëve se sulmet ajrore u kryen në mbështetje të forcave afgane të sigurisë në ditët e fundit, por ai nuk dha detaje shtesë, raporton cnn.

Zëdhënësi i Talibanëve Zabihulah Mujahid tha se sulmet u kryen të mërkurën në mbrëmje në periferi të qytetit të Kandahar në jug të vendit gjersa tre luftëtarë të tyre u vranë dhe dy automjete u shkatërruan.

“Nëse ata kryejnë ndonjë operacion tjetër, atëherë ata do të jenë përgjegjës për pasojat”, paralajmëroi një zëdhënës i Talibanëve.

Pothuajse të gjitha trupat amerikane, përveç atyre që mbrojnë ambasadën në Kabul dhe aeroportin në kryeqytet, janë larguar nga vendi.

Related posts

Kina ndëshkon me 18 vjet burgim një miliarder dhe kritik qeveritar

D V

Fituesja e mbi 31 milionë eurove në llotari, gjendet e vdekur në Irlandë – kishte deklaruar se xhekpoti i shkatërroi jetën

D V

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com