Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shtetet e Bashkuara marrin pjesë në bisedimet e reja për Iranin në Vjenë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte larguar nga marrëveshja bërthamore me Iranin më 2018.

Tani pasardhësi i tij Joe Biden dëshiron t’i japë frymë të re marrëveshjes dhe dërgon një delegacion në Vjenë, për të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh mbi programin bërthamor të Iranit, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Ende nuk do të ketë diskutime të drejtpërdrejta me regjimin në Teheran.

Në vend të kësaj, përfaqësuesit e BE, i cili po pret bisedimet midis Iranit dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, si dhe Gjermanisë, do të veprojnë si ndërmjetës.

Qëllimi i botës së jashtme është të parandalojë Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Teherani, nga ana e tij, po bën thirrje për heqjen e sanksioneve gjithëpërfshirëse, të vendosura nga administrata Trump.

Në janar, Irani konfirmoi se tani po pasuron uranium deri në 20 për qind, që është shumë më tepër, sesa lejon marrëveshja e vitit 2015.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...