Shkup, 9 maj – Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në pritje të sinjalit pozitiv nga BE presin tek dera për tu hapur dera për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Por, mesa duket fillimi i këtij procesi po dihet e fundi asesi. Por, çdo zgjatje e prolongim ka koston e vet, qytetarët janë lodhur duke pritur e shtetet duke bërë përpjekje për të plotësuar gjitha kushtet e nevojshme. Për fat të mirë Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20 vjetorin nga pranimi i tij në bllok. Mes tjerash është thënë se nëse lihen shtetet lihen te dera të presin për hyrje në BE mbesin nën mëshirën e Rusisë, shkruan Zhurnal.
Presidenti çek Petr Pavel alarmon: Nëse s’i marrim në BE shtetet e Ballkanit, mbesin në mëshirën e Rusisë –
Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20 vjetorin nga pranimi i tij në bllok.
Zgjerimi është një “domosdoshmëri gjeostrategjike”, tha presidenti çek Petr Pavel në një konferencë shtypi në Pragë së bashku me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, konferencë kjo për pranimin e Republikës Çeke dhe nëntë shteteve të tjera në BE 20 vjet më parë.
“Nëse i lëmë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në pragun e derës për një kohë të gjatë, do t’i lëmë në mëshirën e aktorëve si Rusia, të cilët nuk ia duan aspak të mirën evropianëve dhe Evropës”, paralajmëroi Pavel, ish-kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, raporton dpa.
Përkrahje për shtetet e BP-së në rrugën e tyre drejt BE-së dha edhe kryeministri çek, Petr Fiala. Dhe, ky është sinjal pozitiv pasi vetëm sa vjen e shtohet përkrahja e madhe që gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE dhe kjo sigurisht që ka përparësi të dy anshme sikurse për rajonin ngjashëm edhe për vetë BE-në.
Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –
Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.
Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme
Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.
Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk