Legjislacioni ende duhet të nënshkruhet nga guvernatori Ralph Northam, por miratimi i tij konsiderohet i sigurt. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit se sistemi ynë i drejtësisë penale është i drejtë për të gjithë”, theksoi Northam në një deklaratë të përbashkët me kryetaren e Dhomës, Eileen Filler-Corn dhe udhëheqësin e shumicës së Senatit, Dik Saslaw. Virxhinia u bashkohet 22 nga 50 shtetet e tjera në vend që kanë hequr dënimin me vdekje. Në historinë e gjatë të Virxhinias, ky shtet ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo shtet tjetër. “Është koha që ne ta ndalojmë këtë makinë vrasëse. Dënimi me vdekje nuk është një mjet i drejtë dhe efektiv i drejtësisë penale”, shtoi guvernatori. ”Që nga viti 1976, në Virginia ka pasur 113 ekzekutime”, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.