Shteti dhe Trafikanti që e rrënoi atë

nga Xh M

Nga Bajram Peçi

Ndërsa dosja voluminoze shqyrtohet në detaje nga grupi i avokatëve të Sali Berishës, të tjerë nga ekipi i tij mbrojtës dyshoj se do fillojnë të rrëmojnë në biografi, lidhjet fisnore, gjykimet, bashkëshortin, të afërmit e gjyqtares Flojera Davidhi, e caktuar me short të gjykojë 5 të akuzuar penalisht për dosjen e pronave të klubit sportiv “Partizani”. E kanë bërë këtë me të tjerë gjyqtarë, që kanë patur në duar dosje të familjes e partisë së tij, me qëllim frikësimin.

Gjithë strumbullari çështjes qendron te ndikimi i kryeministrit për të miratuar veprime, për të nxjerrë vendime e për të dhënë urdhëra në dobi ekonomike e finaciare të pjestarëve të familjes së tij. Në thelb të krimit kemi të bëjmë me trafikim të pushtetit.

Kur themi “trafik”, kuptojmë një rrjet qarkullimi, por kur themi “trafikantë” ngjyrimi që merr ka kuptimin e një rrjeti qarkullimi të botës së krimit. Këtu bën pjesë edhe trafikimi i influencës. Ish presidenti Sali Berisha ka qënë që herët në kontakt me këtë rrjet. Le të përmendim disa prej tyre:

-E nisi me trafikimin e naftës për regjimin millosheviçjan, gjë të cilën e ka pranuar se e ka bërë për atë e për këtë, duke u zhytur përmes shpjegimeve edhe më thellë në të pëgërat e tij. Ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar për izolimin e regjimit vrasës, për të cilën zotëria e tij ngriti një strukturë ekonomike pranë Partisë Demokratike, që ushtronte trafikikim e kontrabandë jashtë kontrollit shtetëror. Kurrë (edhe pasi e pranoi) nuk ju kërkua llogari nga drejtësia, ajo drejtësi që varej tërësisht prej tij, si në hetim, në prokurori, në gjykim. Rridhte kjo prej trafikut të influences së pushtetit. Askush nuk mund të bënte veprime jashtë vullnetit të tij!

-Gabimet e njerëzve me mendje të çoroditur janë të tmerrshme se bëhen mendime për të tjerë njerëz. Në shoqërinë paskomuniste sundonte kaosi, në administratën e lartë sundonte Saliu me idetë e tij konfuze për shtetin dhe demokracinë. Si njerën dhe tjetrën as i njihte dhe as përçapi t’i njihte përmes këshilltarëve e bashkëpunëtorëve, nga të cilët s’mbajti kurrë asnjë pranë që ta pyeste.

Kryeministri Aleksandër Meksi, guvernatori Kristaq Luniku, madje dhe ministri Ridvan Bode, e kuptuan njeri pas tjetrit fenomenin në zhvillim të fajdeve, e kundërshtuan, madje ju kundërvunë, por ishte Shteti Sali që nuk i la, i pengoi këta që të mbyllnin fenomenin fajde, trafikoi qendrimin e tij. Ai, për ruajtjen e pushtetit të vet, ngarkoi si president gjyqtarë që të shkruanin të zezën në të bardhë se fajdeja na qenka një hua bilaterale, e si e tillë është subjekt i kodit civil dhe s’kishte punë me bankat. Ndodhi ajo që ndodhi, viti 1997, që rrëzoi shtetin e tij, shtetin tonë dhe i dha Europës imazhin e shtetit të dështuar, duke shtyrë 30 vjet më tej integrimin.

-Ka qenë e njohur prej viteve të para të pushtetit se ai e përdorte shtetin për pushtetin e tij. Ministria e Brendëshme, policia, organet e tjera të kontrollit qendror dhe atij lokal të Gjirokastës, as që bëhej fjalë se mund te futeshin në Lazarat. Fshati i njohur u bë edhe më i njohur prej kultivimit të lëndëve narkotike, kanabisit. Ligji shqiptar dhe ai Europian e ndalonte kultivimin dhe përdorimin. Liria për kultivim dhe trafikimi i disa mijërave ton në Shqipëri, te fqinjët e më tej në Europë, ishte një farsë e turpshme që u zhvillua përmes dirigjimit të Sali Berishës. Kush do guxonte të ndërmerrte ndonjë kontroll ose sulm brënda fshatit do konsiderohej prej tij si sulm kundër Partisë demokratike. Dhe kështu ndodhi kur pushteti i PS-së zëvendësoi administratën e Saliut kryeministër. U akuzuan nga Saliu se sipërmarrja e qeverisë socialiste për t’i dhënë fund kultivimit e trafikimit të kanabisit, ishte sulm politik.

-Fryma juridike berishiste u bë prirje e juristëve dhe pjesë e shprehive të të gjitha organeve të larta. Shumicës, Sali Berisha kryeminister, i kish zgjedhur vetë, ua njihte dobësitë, i kish ndihmuar përmes ndikimit të tij të pasuroheshin me mënyra të ulta, kryesisht duke vjedhur pasurinë publike prej vendimeve KM. Kish ngado rrotull tij titullarë, shpirtra të ngritura mbi plehërat shqiptare. Këtë pushtet përdori për të trafikuar influencën e tij mbi ata titullarë e anëtarë të atyre organeve që caktuan Gërdecin si pikë demontimi; që caktuan shpronësimin e mjeteve kapitale të Ministrisë së Mbrojtjes; që ndryshuan destinacionin e parkut sportive të Klubit Sportiv “Partizani”.

Pa dyshim që është mjaft e rëndë të akuzohesh si trafikant! Akoma më e rëndë është kur e di se shumica e popullit nuk të do më! Populli shpreson shumë se nuk do mundësh të dalësh dot i palagur. Nuk besojnë me se mund të të falin Sali!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More