Agjencia Zhurnal.mk

Shteti do të harxhojë 6,5 milion euro për blerjen e aparateve të reja për bixhoz

Shkup, 16 janar – Zhurnal.mk – Lotaria Shtetërore e Maqedonisë do të harxhojë rreth 6,5 milion euro para të popullit për blerjen e 1500 aparateve për bixhoz përmes një marrëveshjeje e cila është nënshkruar më 2 janar të këtij viti, me kompaninë “Euro Games Technology”, me seli në Bullgari, përcjellë Zhurnal.

VMRO-DPMNE-ja opozitare e akuzon pushtetin që në vend se të punojë në kufizimin e numrit të bastoreve dhe kazinove, ajo blenë aparate të reja për bixhoz.

Sipas deputetit të LSDM-së Dime Vellkov, akuzat e opozitës janë të pabaza.

Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, thotë se problemi me lojërat e fatit mund të zgjdhet me mbështetje të propozim ligjit për lojëra të fatit, por e njejta po zvarritet në Kuvend.

“Ligji është në procedurë, nëse kemi konsensus për këtë ligj mund ta sjellim në seancën e ardhshme, nëse ka propozim nga deputetët, mund ta lëshojmë edhe në procedurë të shkurtë”, thotë Ismaili.

Në Kuvend, më tepër se një vit po zvarritet ligji për bixhoz. Nga Lëvizja Anti Bixhoz ankohen se nga Qeveria nuk ka interes fare për zgjidhjen e problemit./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...