Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shteti do të menaxhojë edhe me spitalet private

Shkup, 19 nëntor – Zhurnal.mk – Përshkak ritjes së numrit të të infektuarve me Covid, shteti do të menaxhojë me klinikat private, njëlloj ashtu sikurse me institucionet shtetërore, informon Zhurnal.

Kjo është propozuar pas takimit të sotëm të Këshillit të sigurisë.

“Për të gjitha shërbimet e spitaleve private shëndetësore, do të ketë kompenzim. Nuk bëhet fjalë për nacionalizim, por shteti do të paraqitet në rolin e menaxherit”, thotë presidenti Stevo Pendarovski.

Shteti do të mbulojë 30% të vlerës së tregut të harxhimeve për mjekim në klinikat private.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se të gjitha resurset e klinikave private do të meren parasysh, duke përfshirë dhe kapacitetet spitalore për vendosjen e pacientëve dhe kuadri i spitaleve.

“Periudha është me të vërtetë kritike dhe me këtë dinamikë të të infektuarve, presim një periudhë kur numri i pacientëve të infektuar të ri të jetë linear”, tha Filipçe.

Ministri potencoi se presioni është i madh edhe mbi spitalet, e kështu, numri i shtretërve do të rritet edhe në spitalin “8 shtatori”./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...