Shteti ia rrëzon objektin para syve në Himarë, pronari shpërthen në lot

I pafuqishëm për të ndalur aksionin e IKMT e cila po i shemb pronat në Jalë të Himarës, pronari Fotaq Bala nuk mban dot lotët, i mbështetur pranë një peme.

Mundin e derdhur prej vitesh për të ndërtuar shtëpinë dhe biznesin e shikon me sy teksa i shembet për disa minuta.

Ndonëse ndërtesat e tij janë pa leje, është e dhimbshme të shihet teksa pronari qan me ngashërim pa folur asnjë fjalë.

IKM e ka vijuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje që prej mëngjesit të sotëm në Jalë në zonën e bregdetit.

Janë rreth 15 objekte për t’u prishur në këtë zonë ndërsa bëhet fjalë për barë, restorante dhe një ndërtesë.

Gjatë aksionit të sotëm deri më tani janë shembur 3 objekte, konkretisht një shtëpi, një bar-restorant si dhe një shtëpi druri.

Operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtesave pa leje ka nisur që në muajin qershor me qëllim pastrimin e vijës bregdetare, nga veri në jug, nga ndërtimet pa leje.

Për shkak të sezonit turistik operacioni u ndërpre përkohësisht,  ndërsa tashmë ka filluar sërish.

Related posts

Mbërrin sot në Tiranë kryetarja e radhës e OSBE-së, Ann Linde

D V

Nikolla pret ambasadorin e Zvicrës: Fuqizim i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetje për reformat

D V

Yuri Kim: Emërimi i anëtarit të Gjykatës së Lartë, hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More