Bota

“Shteti Islamik” terrorist e mori përgjegjësinë për sulmin në Vjenë

SHI-ja terroriste mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të natës së kaluar në Vjenë. Kjo theksohet në kumtesën e SHI-së në kanalet e tyre në Telegram.

Në porosinë propaganduese, grupi terrorist e përshëndeti vdekjen dhe plagosjen e 30 “bartësve të kryqit” nga ana e një “ushtari të kalifatit”, transmeton “Indipendent”.

SHI ka shpërndarë një video në të cilën Kujtim Fejzullai, terroristi që kreu sulmin e mbrëmshëm në Vjenë, i betohet në besnikëri udhëheqësit të tij, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurashi, në gjuhën arabe.

Ai ka pozuar me pushkë automatike, pistoletë dhe hanxharë me të cilat ka qenë i armatosur gjatë sulmit.

Në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë jetën e kanë humbur katër persona, mes të cilave edhe sulmuesi 20 vjeçar ithtarë i Shtetit Islamik, i cili u vra nga ana e policisë. Në sulm u plagosën 17 njerëz.

Postime të ngjashme

Ministri gjermam: S’ka normalitet gjatë dimrit, do të na shoqërojë maska

S.B.

Rreziku i një vale të dytë/ Evropa shton masat për te penguar përhapjen e COVID

admin

BE: Polonisë dhe Hungarisë t’i priten paratë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...