Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shteti me 9 milionë banorë e me 500 mjekë, spitalet kthejnë mbrapsht pacientët

Spitalet në Ishullin Paqësor, Papa Guineja e Re, janë aq të mbingarkuara këto ditë sa kanë nisur t’i kthejnë mbrapsht pacientët me COVID-19. Kjo po ndodh për shkak se në këtë shtet i cili ka rreth 9 milionë banorë, janë vetëm 500 mjekë.

Ndonëse deri në fund të muajit shkurt Papa Guineja e Re kishte vetëm, 1.275 raste me koronavirus, shifrat janë rritur dukshëm në muajin e fundit, duke arritur në 4.660, shkruan CNN.

Shëndetësia në këtë vend po cilësohet si shumë e brishtë pasi vetëm 500 mjekë janë në dispozicion të 9 milionë banorëve, duke rrezikuar kështu sistemin shëndetësor drejt kolapsit meqë shumë njerëz nuk po arrijnë të marrin shërbime shëndetësore për COVID-19.

“Kriza shëndetësore e Papa Guinesë së Re tani ka arritur nivelin që kishim frikë se do të ndodhte një vit më parë, me një rritje të rasteve,” ka thënë studiuesja e Amnesty International në Paqësor, Kate Schuetze.

Rasti i parë me COVID-19 në këtë shtet ishte paraqitur më 20 mars të vitit të kaluar dhe qeveria menjëherë kishte vendosur masa rigoroze për ta parandaluar përhapjen.

Postime të ngjashme

Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

Bekim Laçi

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Bekim Laçi

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Bekim Laçi

Rusia të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike

Bekim Laçi

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...