Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

SHTETI NË PAZAR, HESHTJA E PROKURORIT TË SHTETIT DHE HIPOKRIZIA E MEDIAVE!

Shkruan: Jusuf Buxhovi

Sikur të mos mjaftonte deklarimi i paradoditshëm i ambasadorit amerikan në Kosovë, Kosnett, se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur as për Shqipërinë e Madhe e as për Serbinë e Madhe, që bashkimi kombëtar, si ideologji nacionaliste e shekullit të kaluar, që për alternativë mund ta ketë unionin e shteteve shqiptare në BE dhe vetëm me përkrahjen e aleatëve, të mos kthehet në temë spekulative të debateve zgjedhore dhe madje, të anashkalohet fare, meqë shteti i Kosovës si realitet politik i krijuar nga Perëndimi paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit është i pakthyeshëm, vërejtja e ambasadorit amerikan, jo vetëm që nuk u përfill. Ajo nxiti edhe më shumë këtë çështje. U bart thuajse në të gjitha studiot televizive për t’u zhvlerësuar tmerrësisht dhe në mënyrën më të paskrupullt deri te licencimi me sondazhe televizive e të ngjashme, sa që me të drejtë shtron edhe e çështjen e marrjes së licencës çdo televizioni apo radioje që e vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës qoftë si ide e bashkimit me Shqipërinë me anën e “referendumeve” fare të paqarta dhe fare të papërgjegjshme politikisht, gjoja për të “dalë nga pika zero”, pra anashkalimi dhe harresa “nga aleatët”, qoftë kur mohohet fare nga “Lista serbe”! Natyrisht, se marrja e kësaj mase nuk duhet të jetë vetëm preokupim i Komisionit për Media të Pavarura, e as detyrim i përhershëm i KQZ-së, që partitë që nuk i nënshtrohen kushtetutës së Kosovës, simboleve të saj dhe betimit për të, të mos certifikohen, po t’u merret e drejta e garimit sapo të hetohet përdori i slogane i “bashkimeve” kuturu, që rrezikojnë shtetin dhe qenin e tij. Por, që KQZ, të veprojë si e pavarur dhe në përputhje me detyrimet nga shteti i Kosovës, rrugën duhet t’ia hapë Prokurori i shtetit. Prokurori është dashtë nga fillimi të veprojë si gardien i shtetit të Kosovës, ngaqë këtë e ka detyrë kushtetuese. Kjo e ka obliguar dhe e obligon që të marrë masa të menjëhershme ligjore kundër gjithë atyre që, qoftë kur atë dëshirojnë ta shohin “pjesë” të Shqipërisë ose “pjesë” të Serbisë, politikisht kjo e njëjtë, sepse, kushtetuta e Kosovës, neni i saj 1, përcakton qartë se Kosovës si shtet i ndalohet bashkimi, siç ndalohet edhe mbajtja e referendumeve për çështje të tilla. Pra, prokurori i shtetit, nuk duhet të hezitojë me rastin e hapjes së temave të tilla, të luajë strucin, por të marrë masa ligjore. Veprimi ligjor i domosdoshëm për t’u ruajtur shteti i Kosovës, që për fat të keq ka munguar, por kjo nuk duhet të kthehet në alibi të përhershëm mosveprimi, meqë ka edhe anën tjetër, atë diplomatike dhe politike. Sepse në këtë mënyrë duhet t’u dërgohen mesazhe të qarta miqve dhe aleatëve, atyre që ndihmuan çlirimin nga Serbia dhe mundësuan krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, që të jepen dëshmi të ruajtjes së këtij kursi dhe jo të vënies së tij në dyshim. Ky mesazh duhet t’u dërgohet edhe atyre që me hapjen e temave të tilla, sidomos në Beograd dhe Rusi, Kosovën, ndonëse shtet i pavarur me të drejtën e konfirmuar edhe nga GJND-ja dhe të pranuar nga shtetet kryesore të botës (SHBA-të dhe shumica e vendeve kryesore të NATO-s), dëshiruan ose dëshirojnë që ta kthejnë te pika zero, siç u tentua para dy vitesh në prapaskenat midis Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës, gjoja për “arritjen e një marrëveshje historike me Serbinë” kur shihej se ajo duhej t’ia hape rrugën krijimit të Serbisë së Masdhe dhe intresave ruse në rajon, gjë që me të shpejt u pengua nga Uashingtoni dhe Berlini. Natyrisht se temës së sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe vënies së saj në pazar nëpër studio televizive dhe tubime zgjedhore, me masat e menjëhershme ligjore, duhet t’i vijë fundi. Meqë demagogjia e “krijimit të balancimeve politike”, nga ata që kanë përgjegjësi për krijimin e kësaj gjendjeje dhe atë dëshirojnë ta shfrytëzojnë për të mbetur në lojë me çdo kusht, madje duke e ndryshuar diskursin zgjedhor (nga ai parlamentar në presidencial), jo vetëm që nuk e ndihmon procesin e ndryshimit që pritet dhe duhet të ndodhë gjatë këtyre zgjedhjeve, por e ngarkon atë me dyshimin e drejtë se po qe se vazhdon kjo retorikë, e gjitha mund të kthehet në një riciklim të klikave kriminale dhe oligarke, gjë që gjithë procesin do ta zhvendoste në binarët antihistorik!

Postime të ngjashme

Mediet dhe ndikimi i tyre – histeria për rrezikun e një lufte

D V

Valon Syla nuk është vetëm!

D V

“Jo Mini-Shengen”, Ngjela bën reagimin e papritur: Kosovës s’i hyn gjemb në këmbë për shkak të…

D V

Në politikë dhe në trimëri pantallonat tregokan shumë gjë…

D V

Një letër e mirënjohjes për senatorin Bob Dole

D V

“Viktimat e monizmit” – Pasqyrë tronditëse e kalvarit shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...